Prizren/ Një grua sulmohet fizikisht në vendin e saj të punës

Një grua nga Prizreni ka njoftuar se gjatë kohës sa ka qenë në orar të punës, është sulmuar fizikisht nga një grua tjetër.

Policia, bazuar në raportin e mjekëve, thotë se gruaja që kreu sulmin është me probleme psikike.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar derisa ishte në vendin e punës është sulmuar fizikisht nga e dyshuara kosovare, që sipas mjekëve kishte probleme psikike”, thuhet në raport të Policisë.

Po sipas raportit të Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa në konsultim me Prokurorin rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Incidenti ka ndodhur mesditën e djeshme dhe në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit