14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Prizren: Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve se përgatiten shitjen e 27 pronave me dokumente të falsifikuara

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të pandehurve S.M dhe H.I për falsifikim të dokumentit për shitblerjen e 27 pronave.

Të pandehurit S.M dhe H.I, dyshohen se kanë kryer veprën penale të falsifikimit të dokumentit , raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas vendimit të gjykatës, të pandehurve S.M dhe H.I, paraburgimi u caktohet në kohëzgjatje prej një muaji, dhe atë duke filluar për secilin veç e veç, prej 12 korrik deri më 12 gusht 2022.

Një vendim i tillë për caktimin e masës së paraburgimit është marrë nga gjykatësi i procedurës paraprake, Fatmir Krasniqi.

Sipas gjykatës “duke pasur parasysh se të pandehurit me qëndrimin e tyre në liri mund të fshihen apo të ipen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, aq më tepër S.M, është shtetase e Republikës Serbe, ndërsa i pandehuri H.I edhe pse është shtetas i Republikës së Kosovës nga provat të cilat iu janë bashkangjitur Kallëzimit Penal rezulton se i dyshuari H.I posedon edhe pasaportën dhe shtetësinë Serbe, dhe frika nga pasoja e dënimit që mund të godet në të ardhmen të pandehurit, të njëjtit mund të arratisen nga Kosova dhe të jenë të pakapshëm për oganet e ndjekjes”.

Gjithashtu, sipas vendimit të gjykatës të njëjtit mund të ndikojnë në asgjësimin, fshehjen apo falsifikimin e provave materiale ose rrethana tjera të posaçme do të ndikojnë në rrjedhën e procedures penale duke ndikuar në të dëmtuarit dhe dëshmitarët eventual.

Ndaj vendimit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, palët mund të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit brenda afatit prej 24 orësh nga koha e dorëzimit të këtij vendimi.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 13 korrik 2022, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së parabugrimit ndaj të pandehurit S.M dhe H.I, ku sipas kësaj kërkese të pandehurit në bashkëpunim kanë ndryshuar fotografinë e letërnjoftimit të personit S.N duke vendosur fotografinë e një personi të moshuar i ashtuquajtur Toza, ku me nënshkrimin e të njëjtit kanë nënshkruar autorizimin e përgjithshëm OPR.Br.5652/2022 më 14 qershor 2022, për shitblerjen e 27 pronave në sipërfaqe prej 8 Hektarë e 71.83 ari, në zyrën noteriale në Prizren.

Më Shumë

Osmani ia jep Medaljen Presidenciale të Meritave rock grupit ‘Oda’

Presidentja Vjosa Osmani, në një ceremoni të mbajtur dje në Presidencë, ia ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave rock grupit “Oda” për promovimin e...

Neymar vijon fazën e riaftësimit, në stërvitje me shoqëri të veçantë

Sulmuesi brazilian, Neymar, vazhdon procesin e rikuperimit pas operacionit në gjurin e majtë dhe seanca më e fundit stërvitore ishte e veçantë, pasi ishte...

Lajmet e Fundit