6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Prizren/ Një muaj paraburgim një personi për rrezikimin e trafikut publik

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditë, ndaj të pandehurit G.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “rrezikimi i trafikut publik”.

Sipas Gjykatës, i pandehuri nga pakujdesia me veturë ka goditur këmbësorin duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Më datë 01 dhjetor, në orët e mbrëmjes në Prizren duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia e në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Publik, ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vu në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë që i pandehuri duke mos ja përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve dhe rrethanave në rrugë, i njëjti nuk i jep përparësi kalimi këmbësorëve që ishin duke kaluar në vendkalimin për këmbësor, ku me pjesën e përparme të anës së djathtë të automjetit e godet të dëmtuarin M.Gj., duke e hedhur në një distancë dhe gjatë ndaljes së automjetit i kalon sipër të dëmtuarit me rrotën e pasme të anës së djathtë, me ç’ rast i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore me rrezik për jetën, me plagë të rënda në pjesë vitale të trupit, të cilat lëndime janë të konstatuara në raportin mjekësor”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Gjykata ka vlerësuar se me qëndrimin në liri i pandehuri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga organet e ndjekjes dhe përgjegjësia penale, gjithashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, ku i pandehuri në zonë ku janë të shënjuar vendkalimet për këmbësorë drejton veturën me shpejtësi dhe rrezikon jetën e të dëmtuarit, arsyetojnë vendimin që ndaj të pandehurit të caktohet masa e paraburgimit.

Më Shumë

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritetet serbe, mbi 300 të bllokuar në kufi

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritet serbe në pikën kufitare Kroaci-Serbi. Janë mbi 300 udhëtarë të cilët janë bllokuar në këtë pikë kufitare me...

Vedat Muriqi luan sot kundër liderit të La Ligë

Real Madridi do të luajë në udhëtim te Mallorca e Vedat Muriqit dhe do ta kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive në garën për titull...

Lajmet e Fundit