8.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Prizren/ Një muaj paraburgim për të dyshuarin e skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

Komunikata e plotë e Gjykatës së Prizrenit

Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale F.H. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 par.2 të Kodit Penal të Kosovës (KPK-së), Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 22.08.2019, nga ora 20:30 minuta, dhe do të zgjasë deri më datën 22.09.2019”, njofton Gjykata në Pri
Sepse me datë 22.08.2019, në Prizren, saktësisht në lokalin e quajtur “Tabahane”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, organizon, merre pjesë apo ndihmon në organizimin e bixhozit, lojërave të llojit kazino apo lojërave të fatit siç përcaktohet me ligj, për të cilat nuk është dhënë licenca, leje apo koncesioni i organit kompetent, në atë mënyrë pas një kontrolli nga hetuesit e NJHKEK në Prizren, në atë lokal ku ka qenë duke punuar i pandehuri, në telefonin e tij celular “Iphon” , imei 35590206333905, ka instaluar programin online për baste dhe përmes telefonit të tij celular ka kryer shërbime për klient që kanë luajtur baste, e po ashtu i është gjetur një shtëpizë kompjuteri, e me këtë janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par.1 nën par.1.1 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (KPPK-së) për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 1,900 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 896 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12...

Konfiskohen pesë aparate të lojërave të fatit, mbyllet një lokal në Malishevë

Në Malishevë është mbyllur një lokal pas zbulimit të ushtrimit të veprimtarisë ilegale të lojërave të fatit. Drejtori i Inspektoratit Komunal, Jakup Gashi, bëri...

Lajmet e Fundit