Lirohet në arrest shtëpiak personi që mbyti aksidenatlisht me kamion Qerim Çoçajn

Mustafë Avdija nga Peja, që po voziste kamionin e kompanisë “VEV Group”, më 7 mars kur ndodhi aksidenti tragjik që la një person të vdekur e shumë të tjerë të lënduar, i është ndryshuar masa e arrestit nga paraburgimi në arrest shtëpiak, raporton Gazeta Express.

Rastin e kanë konfirmuar për Expressin në Prokurorinë e Gjilanit duke bërë të ditur se kanë kërkuar nga gjyqtari i rastit që të ndryshohet masa.

Ndërkaq, zëdhënësi i Gjykatës në Gjilan, Sabit Shkodra, ka bërë të ditur se vendimi është marrë dje gjatë ditës pas kërkesës së prokurorisë.

“Personit që shkaktoi aksidentin në Gjilan me kamion i është ndryshuar masa nga paraburgimi për në arrest shtëpiak. Kjo ka ndodhur dje gjatë ditës, ndërkaq gjykata ka vendosur që të qëndrojë në burg shtëpiak deri në datën 3 maj”, ka bërë të ditur për Express zëdhënësi i Gjykatës së Gjilanit, Sabit Shkodra.

Mustafë Avdija nga Peja po qëndronte në paraburgim që nga 8 marsi pas aksidentit që ndodhi në Gjilan nga ku mbeti i vdekur Qerim Çoçaj. /GazetaExpress

Më Shumë

Ambasadori austriak vizitoi Shkollën e Gjuhëve ‘URA’ dhe Qendrën ÖSD në Prizren

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z.Georg Schnetzer, ka vizituar sot Shkollën e Gjuhëve "URA" dhe Qendrën e Provimeve ÖSD në Prizren. Ai në këtë institucion...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit