13 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Prizren: Paraburgim babait që rrahu me grushte të bijën

Gjykata e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit me iniciale B.E., nga Prizreni, i dyshuar për vepër penale të lëndimit të lehtë trupor.Sipas njoftimit të Gjykatës ngjarja ka ndodhur më 15 gusht në shtëpinë ku jeton i dyshuari bashkë me gruan e tij dhe viktimën – vajzën e tij.

I dyshuari B.E., sipas Prokurorisë, me dashje i ka shkaktuar lëndime të lehta trupor viktimës së ndjeshme – vajzës së tij, dhe kjo për shkak të mosmarrëveshjes familjare.I dyshuari B.E., nën ndikimin e alkoolit posa ka shkuar në shtëpinë ku jeton me familjen e tij, ka kërkuar nga gruaja që vajzën ta zgjojë nga gjumi, por gruaja e tij kishte kundërshtuar duke kërkuar nga i dyshuari ta lërë vajzën të qetë pasi e njëjta vuan nga problemet psikike dhe e njëjta është duke u trajtuar në institucionet shëndetësore.

Ndërsa i dyshuari nuk ishte pajtuar që vajza e tij të kthehet në shtëpinë e tij, e pastaj i pandehuri ka shkuar në dhomën ku ishte vajza dhe pas fjalosjes me grusht e godet në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa gruaja e të dyshuarit e ka ndërprerë.

Më Shumë

Aksioni për pastrimin e Malishevës shtrihet në fshatrat Panorc, Rud dhe Llapçevë

Ka vazhduar sot aksioni për pastrimin e ambientit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zbatohet në disa fshatra të komunës me qëllim të...

Që ti je një gomar, kjo është diçka që duket

(Poezia e plotë e Mimoza Ahmetit kushtuar Edi Ramës, viti 1993) Fytyrë e bukur dikur, tani stigmatike, në gjurmët e tua gjej vrasjen që të kanë...

Delirium

Lajmet e Fundit