17.8 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Prizren: Paraburgim për kërcënim të gjyqtarit

I është caktuar masa e paraburgimit personit me inicialet K.B. nën dyshimin për kërcënimin e një gjyqtari.

Personit me inicialet K.B. Gjykata në Prizren ia ka caktuar masën e paraburgimit nën dyshimin për kërcënim të gjyqtarit L.B.

Në komunikatën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren thuhet se gjyqtari u kërcënua nga i paraburgosuri në një seancë gjyqësore në të cilën ishte i akuzuar.

“Gjatë tërë seancës i është kanosur të dëmtuarit gjyqtarit me iniciale L.B. me fjalët ‘nëse unë shpallem fajtor ti do të kesh punë me mua’”, thuhet në komunikatë.

Aty më tutje tregohet se kërcënimi ka ndodhur në praninë e zyrtarëve policorë.

“Po ashtu edhe në prezencën e zyrtarëve policorë i është kanosë të njëjtit me fjalët kërcënuese ‘unë dhe ti do të shihemi përsëri, ti ke punë me mua’ , me ç’rast me këto veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar ankth dhe frikë si dhe ia ka rrezikuar sigurinë personale”, shpjegohet më tutje në komunikatë.

Paraburgimin për K.B. nga fshati Buqe i Dragashit e kishte kërkuar prokuroria në Prizren.

Sipas komunikatës së gjykatës, paraburgimi për L. B. vlen nga 29 janari deri më 28 shkurt.

Më Shumë

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit