10.4 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Prizren: Paraburgim të dyshuarit që u aksidentua e i vuri flakën veturës

Gjykata në Prizren ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për të caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale V.S. nga Prizreni.

Sipas komunikatës së Gjykatës, i pandehuri dyshohet se më 04.11.2017 rreth orës 04:30 minuta, në rrugën “Ismail Kryeziu”, në lagjen “Arbana”, duke e drejtuar automjetin e llojit “Fiat Bravo”, pa targa të regjistrimit, e godet një shtyllë të ndriçimit dhe pastaj me dashje i vë flakën veturës në pronësi të panjohur.

E gjithë kjo bëhet me qëllim të dëmtimit të asaj veture dhe largohet nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e këtij veprimi të kundërligjshëm shkakton dëm material në shtyllën elektrike dhe lëndime trupore merr i dëmtuari që ishte pasagjer.

“Duke e pasur parasysh se vepra penale është kryer në hapësirë publike ku ka mundur të rrezikohet edhe jeta e të tjerëve, forma e kryer është e dhunshme, duke përdorur zjarrin për të arritur qëllimin, gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit” thuhet në komunikatën e Gjykatës, raporton Kallxo.com.

Në bazë të veprimeve të lartcekura, i pandehuri në fjalë dyshohet se ka kryer veprën penale zjarrvënie, për të cilën parashihet dënimi deri në 5 vjet burg.

Më Shumë

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës që goditi për vdekje 34 vjeçarin në Prizren

Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të...

Trepça pa telashe ndaj Bashkimit edhe pa dy lojtarë të rëndësishëm

Bashkimi edhe një herë ka dështuar të rivalizojë Trepçën. Të dielën mbrëma në “Sezai Surroi” në Prizren, Trepça fitoi bindshë, 89:71, në kuadër të xhiros...

Lajmet e Fundit