6.2 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Prizren: Paraburgim të dyshuarit që u zu me drogë

Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur nje muaj paraburgim ndaj të pandehurit me iniciale S.H. nga fshati Maqellare e Republikës së Shqipërisë, tani me vendbanim në Prishtinë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.2 të KP-së, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren.

Masa e paraburgimit do të llogaritet në kohëzgjatje prej një muaji i cili do të llogaritet prej datës 29.06.2016 ora 21:00 dhe do të zgjasë deri me datën 29.07.2016.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse gjatë kontrollit nga Policia Kufitare – Vija e Gjelbër në fshatin Vlashnje me auto – taksin të cilin e voziste U.G. me rastin e kontrollit në çantën e të dyshuarit S.H. është gjetur substanca narkotike e llojit marihuanë në sasi prej 611,56 gr. e cila ka qenë në pesë paketime të mbështjella me shirit ngjitës, e të cilat kanë qenë të destinuara për shitje dhe shpërndarje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aktakuzë ndaj shtetasit shqiptar për kultivim të drogës në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit N.Sh., shtetas i Shqipërisë. Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket...

Dy raste të hetimit të vdekjes në Prizren, trupat dërgohen për obduksion

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të hetimit të vdekjes, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në territorin e...

Lajmet e Fundit