Prizren, pastrohen rrugët nga hedhurinat ilegale

Komuna e Prizrenit ka vazhduar aksionin për pastrimin e deponive ilegale të mbushura me mbetje inerte dhe me mbeturina të ndryshme.
Kështu, sot janë pastruar dy anësoret e rrugës që lidhin fshatrat Shpenadi dhe Novak me gjatësi rreth 2,5 km, ku nga ky segment janë larguar rreth 90 kamionë me mbeturina dhe mbetje të ndryshme inerte të shkaktuara nga ana e qytetarëve.
Në inspektimin e pastrimit të kësaj deponie ilegale ishte edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Levent Kasemi.

Më Shumë

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Sekuestrohen mbi 3,400 aksesorë telefonikë në Terminalin Doganor në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara si produkte që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, në kuadër të...

Lajmet e Fundit