9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Deputeti Haxhi Avdyli kërkon hapjen e shkollave me 1 qershor

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka kërkuar që hapja e shkollave të bëhet me 1 qershor.

Përmes një shkrimi të bërë publik në “Facebook”, Avdyli hapjen e shkollave me 1 qershor e sheh si dhuratën më të mirë për fëmijët në ditën ndërkombëtare të tyre, përcjell “Zëri.info”.

Në gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë me përballjen me virusin COVID-19, deputeti shpresën e ka në dhjetë ditëshin e fundit pas të cilit, sipas tij, e rrugës do ishte hapja e shkollave.

“Dhurata më e mirë që mund t’ia bëjmë fëmijëve të Kosovës në ditën e tyre me 1 qershor- do ishte nëse mund ti hapim shkollat. Shpresojmë që gjendja epidemiologjike e mirë në këtë 10 ditësh të na lejoj hapjen e shkollave në qershor, që fëmijët të mos kenë shkeputje 6 mujore nga bankat shkollore e dija”, ka shkruar Avdyli.

Më Shumë

12 vite nga vdekja e shkrimtarit arbëresh, Ernesto Sabato

Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një...

Vjen në jetë vajza e Kiarës dhe Luizit: Fotoja e parë dhe emri i veçantë!

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Vajza e tyre ka ardhur në jetë këtë të martë...

Lajmet e Fundit