15.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Prizren, policët Flurim Tafolli dhe Rexhep Krasniqi: Jemi të pafajshëm

Zyrtarët policorë, Flurim Tafolli dhe Rexhep Krasniqi, të enjten, gjatë shqyrtimit fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, nuk e kanë pranuar fajësinë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit  zyrtar.

Prokurori i rastit, Genc Nixha, ka lexuar aktakuzën me të cilën të akuzuarit ngarkohen se nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare, duke i mundësuar personit tjetër përfitim material, ndërsa të akuzuarit pas konsultimit me mbrojtësit e tyre, nuk e kanë pranuar fajësinë.

Mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët Asman Hoxha dhe Arben Ramadani, kanë paralajmëruar se do të parashtrojnë kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, ka përfunduar shqyrtimin e parë në këtë çështje penale, ndërsa shqyrtimin e dytë e ka caktuar për 8 maj 2018, në ora 09:30.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, me të cilën të pandehurit akuzohen se duke vepruar në cilësinë e zyrtarëve policorë, kanë liruar një veturë të vetaksidentuar,  megjithëse e njëjta ka rezultuar e pa zhdoganuar.

Sipas aktakuzës, në automjetin e liruar nga të pandehurit kanë qenë të vendosura tabelat e regjistrimit të një automjeti tjetër, andaj sipas organit të akuzës, ata është dashur ta dërgojnë automjetin në terminal doganor, e jo ta lirojnë.

Më Shumë

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në disa zona pritet të ketë edhe shi. “Për të martën...

Dy arsye pse Allegri mund të shpëtojë punën e tij te Juventusi

Massimiliano Allegri thuhet se mund të shpëtojë punën e tij te Juventus-i për dy arsye, edhe nëse bardhezinjtë duket se kanë marrë tashmë një...

Lajmet e Fundit