14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Prizren / Promovohet libri “Kur flet portreti në kornizë” i autores Marjana Syjemani -Gjoka

 

Në organizim të Qendrës për Promovim, Demokratizim dhe Integrime(QPDI), në ambientet e SHKA “Agimi” në Prizren është promovuar libri poetik “Kur flet portreti në kornizë” i autores Marjana Syjemani -Gjoka.

Drejtori ekzekutiv i QPDI-së, Qazim Thaçi, ka vlerësuar lartë librin e autores Sylejmani.

“Është nder që sot po provojmë librin poetik “Kur flet portreti në kornizë”të autores Marjana Syjemani. E lindur në Shqipëri, që punon në Greqi dhe që promovon në Prizren, autorja ndërlidh trekëndëshin Kosovë-Shqipëri-Greqë”, tha ai.

“Ky trekëndësh ka rëndësinë e vet, sepse me zgjedhjen për promovim pikërisht në Prizren, kryeqytetin historik të shqiptarëve, autorja Sylejmani ka nderuar jo vetëm neve dhe Prizrenin, por edhe historinë dhe gjithë kombin”, theksoi Thaçi.

Për librin kanë folur krijuesit Ramadan Haxhiu, Berat Baftiu dhe Murat Gashi, Reshit Kushaj(DKA), Vesel Gashi(PK), Semi Haxhiu (botuese), ndërsa në fund ka përshëndetur autorja, Marjana Syjemani.

Promovimi është organizuar nga QPDI në kuadër të aktiviteteve të projektit “Për ty Prizren”, përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shqetësime për shëndetin e Mike Tyson para duelit me Jake Paul

Shqetësime të reja janë ngritur në lidhje me ndeshjen e ardhshme profesionale midis YouTuber-it të kthyer në boksier Jake Paul dhe ish-kampionit të peshave...

Vajza në Rahovec raporton se i është zhdukur nëna

Një vajzë nga Rahoveci, ka raportuar në Polici se nëna e saj është larguar nga shtëpia të shtunën e javës së kaluar dhe nuk...

Lajmet e Fundit