7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Prizren: Rasti TOTO, paraburgim ndaj 13 të pandehurve

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 13 personave të pandehur, të cilët dyshohen se kanë kryer disa vepra penale në rastin “TOTO”.

Ndaj të pandehurve është vendosur që të caktohen masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 05 tetor 2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 05 nëntor 2022.

I pandehuri i parë, S.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm” dhe “Fajdeja”.

I pandehur i dytë, P.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”.

I pandehuri i tretë, S.G., dyshohet se ka kryer veprën penale “Fajdeja” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

I pandehuri i katërt, L.B., dyshohet se ka kryer veprën penale “Fajdeja”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Sulmi”, “Fajdeja”, “Detyrim” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I pandehuri i pestë, I.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”.

I pandehuri i gjashtë V.T., dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”.

I pandehuri i shtatë, B.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I pandehuri i tetë, D.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”.

I pandehuri i nëntë, A.G., dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”.

I pandehuri i dhjetë, A.D., dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”.

I pandehuri i 11-të, H.Xh., dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”.

I pandehuri i 12-të, A.S., dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”.

Dhe i pandehuri i 13-të, E.G., dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”.

Në njoftimin e gjykatës është thënë se me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve është vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Tutje është thënë se nga provat e mbledhura deri në këtë fazë rrjedh dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Provat të cilat i ka përmendur gjykata është thënë se janë posaçërisht nga procesverbalet të kontrollit mbi sekuestrim të përkohshëm të sendeve, telefona dhe pajisje elektronike, makinë për numërim të parave, para të gatshme euro, franga zvicerane, narkotikë, armë, foto dokumentacione procesverbalet e marrjes në pyetje pranë Policisë së Kosovë dhe të tjera.

Në njoftimin e gjykatës u tha se me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë e veprave penale të cilat janë në ngarkim të të pandehurve, rrethanat dhe mënyrat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale.

Sipas Gjykatës, pasi të pandehurit dyshohen se në vazhdimësi në mënyrë të fshehtë dhe të kundërligjshme kanë organizuar lojëra të fatit përmes platformave online, është vlerësuar se me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i shmangies nga përgjegjësia penale.

“Gjykata ka vlerësuar se faza hetimore është në fazën fillestare, dhe në vazhdim duhet të dëgjohen dëshmitarë, të dëmtuar  dhe të identifikohen edhe dëshmitarë të tjerë, andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i ndikimit në prova dhe deklarata të dëshmitarëve, është konstatim i Gjykatës se nëse të pandehurit lihen në liri mund të krijohen rrethana që të pandehurit të i ikin përgjegjësisë penale,  pasi që veprat penale dyshohen ti kenë kryer në bashkëkryerje” – u tha tutje.

Gjithashtu u tha se Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale, arratisjes së të pandehurve, dhe zhvillimit të papenguar të procedurës hetimore.

Më Shumë

Kryeziu: Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet...

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit