1.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj dy të akuzuarve për shkaktim të aksidentit me pasoja fatale

Të mërkurën ishte paraparë të mbahej shqyrtimi gjyqësor në rastin e të akuzuarve për rrezikim të trafikut publik, Sala Kushaj dhe Artan Krasniqi. Shkak ishte mungesa e dëshmitarëve të thirrur për t’u dëgjuar në këtë seancë.

Ndryshe, prezent në gjykatë ishin prokurori Fatos Ajvazi, dy të akuzuarit të cilët nuk kishin mbrojtës, si dhe përfaqësuesi i të ndjerës L.G, bashkëshorti R.G.

Gjykatësi Refki Piraj, shqyrtimin e radhës e caktoi për 2 qershor 2017 në ora 10:00.

Sipas aktit akuzues, Kushaj dhe Krasniqi, me 21 maj 2015, rreth orës 21:00, në rrugën magjistrale Prizren – Suharekë, nga pakujdesia rrezikojnë trafikun publik. Këtë e bëjnë në atë mënyrë që e akuzuara Kushaj, me automjetin “Opel Astra”, kyçet në rrugë nga parkingu i qendrës tregtare “A-N”, dhe në atë moment kritik, goditet në pjesën e përparme nga i akuzuari i dytë i cili ishte në automjetin “BMË”. Nga goditja, automjeti i të akuzuarës bën lëvizje nëntëdhjetë shkallë, dhe godet automjetin e tipit “Golf 3” i cili ishte në parkingun e qendrës tregtare. Nga lëndimet e marra nga kjo goditje, ndërron jetë tani e ndjera L.G. Lëndime pësojnë edhe bashkudhëtaret tjerë.

Sipas këtij dispozitivi, të akuzuarit kanë kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, nga neni 378 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6, të Kodit Penal të Kosovës, e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vite./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Viti i Ri në Prizren: Ndalohen 3 persona, sekuestrohen 4 armë e municione

Tre persona janë ndaluar për përdorim të armëve gjatë festimit të ndërrimit të mot moteve, ndërkaq janë sekuestruar disa armë e municione në Prizren. “Gjatë...

Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri më 12 janar

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton opinionin publik se, për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe kushteve të vështirësuara në...

Lajmet e Fundit