9.8 C
Prizren
E martë, 21 Mars, 2023

Prizren, 6 aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur gjashtëdhjetedy (62) aktakuza kundër shtatëdhjetedy (72) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesëmbëdhjetë (15) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe, ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) të dyshuarve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar me urdhër të prokurorit për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit për 48 orë ka ndaluar një (1) person, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra penale të ndryshme

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokrori janë ngritur njëmbëdhjete (11) aktakuza kundër njëmbëdhjete (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Biden: Putin ka kryer krime lufte

Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se Presidenti rus Vladimir Putin ka kryer krime lufte dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të...

Rama e quan marrëveshjen “shpallje pranvere” në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përshëndetur pajtueshmërinë për marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.   “Të shpresojmë që djalli të mos fshihet në...

Lajmet e Fundit