15.5 C
Prizren
E hënë, 5 Maj, 2025

Prizren: Tyrbja e Emrush Babës, shëruese e shumë sëmundjeve

Sheh Emrush baba është vrarë në luftën e fundit në vitin 1999 nga forcat serbe në Qëndresë. Ai për së gjalli ishte shërues i disa sëmundjeve, kurse tani tyrbja e tij përdoret për shërimin e qindra sëmundjeve, si kokëdhembjen sëmundjen e dhëmbëve, ato mentale, sterilitetin e grave dhe sëmundjen e epilepsisë.

Nga banorët e Përdrinisë qarkullojë besëtytni interesante e besime në kulte të ndryshme, por edhe për njerëz siç është rasti me Sheh Emrushin nga Qëndresa, ish-Ranobrava e Prizrenit. Ylvi Hasani, një banor i këtij fshati, flet me admirim për Sheh Emrushin, i cili me këtë rast tregon se kur ai ishte gjallë personalisht ka shëruar qindra e qindra raste të kokëdhembjeve të mëdha. “Kur dikujt i dhembte dhëmbi, ai pa i futur danat në gojë vetëm me një lutje dhe një pikë uji dhëmbin e shëronte ose e bënte të butë dhe vetvetiu ai binte për pak minuta. Besimi thellohet me legjenda mbi njerëz që janë shëruar, për shkak të vizitave në këto vende dhe histori të tjera, të cilat qarkullojnë dhe amplifikohen nga një familje në tjetrën”. Hasani pastaj flet me admirim për Babën Emrush, për të cilin thotë se ka shëruar edhe të gjitha ato gra që nuk arrinin të lindnin. Hasani shprehet se duke i ditur këto aktivitete të Babës Amrush policia dhe ushtria serbe në luftën e fundit i vrau 7 anëtarë të kësaj familjeje krye më vete babën Emrush Shehun.

Shërim pa medikamente dhe pa harxhime Mirëpo, falë kësaj familjeje tash këtu është ngritur një tyrbe, e cila jo vetëm sëmundjet e përmendura për së gjalli që i ka shëruar Emrush Baba, tani shkojnë të shërohen edhe fëmijët me sëmundje mentale e sidomos ata që kanë sëmundjen e epilepsisë, apo nëse dikujt i përfton ose i paraqitet në ëndërr e keqe natën. Mitat Maliqaj shprehet me admirim për këtë tyrbe duke treguar se njerëzit bëjnë nezre dhe në shumë raste arrijnë të shërohen. Ai flet për disa raste të fundit kur fëmijët me sëmundjen e rëndë të epilepsisë vijnë këtu kalojnë nëpër rruazat e Emrush Babës dhe befasisht ata më nuk sëmurën dhe ndihen tepër mirë. Sipas tij, kjo tregon se forca e Emrush Babës është shtuar shumë edhe për së vdekuri dhe këto sëmundje tash shërohen duke kaluar nëpër rruazat e Emrush Babës. Ylvi Hasani shprehet se i sëmuri aq shumë befasohet rruazat e Babës Emrush dhe i hiqet sëmundja. Nuk është fenomen që ka përfshirë vetëm moshat e vjetra, siç mund të mendohet që besojnë në këto besë- tytni. Kohët e fundit janë shtuar të rinjtë që besojnë në këto vende të kultit../Kosova Sot/

Më Shumë

Lajmet e Fundit