5.8 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

Prizren: Vdekja enigmatike e nxënëseve, dy vajzat lanë porosinë e njëjtë para vetëvrasjes

Një notë e dobët në shkollë ndikoi që gjendja psiqike e një nxënëse nga Prizreni të përkeqësohet.

E mitura që vijon mësimet në klasën e dhjetë të shkollën e mesme të mjekësisë, “Luciano Motroni” përfundoi në spitalin e psikiatrisë.

Mjekët e konfirmojnë për Frontal se gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe se ajo po vazhdon të trajtohet nga kriza që ka pësuar; kriza këto që nxënes i ishin shfaqur edhe më herët.

Nxënësja e klasës së dhjetë i takon shkollës së njejtë, ku ditë më parë i dhanë fund jetës dy vajza.

Rasti i parë ndodhi më 8 maj, kur dyshohet se viktima u hodh nga kati i pestë i kësaj ndërtese.

Kurse rasti i dytë ishte me 25 maj kur nxënsja u hodh nga kati i shtatë.

Vajzat ishin shoqe të ngushta.

Kjo dëshmohet edhe përmes kësaj fotografie ku të ndjerat kanë lënë gjurmët e tyre të fundit para se të kryenin aktin e vetëvrasjes.

Sipas dëshmitarëve, viktima e parë kishte vizatuar në bankë një dorë e më pas e kishte kryer aktin.

Pas një jave, një dorë tjetër ishte vizatuar nga viktima tjetër e cila pasi kishte përfunduar mësimin kishte vrapuar drejt ndërtesës nga e cila u hodh më pas.

Por askush në këtë shkollë nuk kanë folur për këto ngjarje.

Por, është Drejtori Komunal i Arsimit ai që është i shqetësuar me rastet e fundit.

Skender Susuri thotë se i kanë shtuar masat e sigurisë tek objektet shkollore, ndërkohë që jep detaje për rastet.

Susuri ka folur edhe për rastin e nxënëses që po trajtohet në spital.

Policia dhe Prokuroria kanë konfirmuar se rasti është nën hetime.

Ndërkaq, jasht kamerës, banorët thonë se në Prizren janë duke funksionuar disa banda kriminale që po i shantazhojnë të rinjt në këmbim të parave.

 

Më Shumë

Malisheva merr një fitore të vlefshme ndaj Dukagjinit

Malisheva ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën...

Edhe Malisheva nis fushatën “16 ditë aktivizëm kundër dhunës dhe diskriminimit gjinor”

Sot, nën udhëheqjen e Koordinatorës për Barazi Gjinore, Vera Bytyçi, dhe drejtuesve institucionalë e shoqërorë, nisi fushata “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës dhe Diskriminimit...

Lajmet e Fundit