Prizreni binjakëzohet me qytetin Amasya të Republikës së Turqisë

Qyteti Amasya i Turqisë, i cili ngjan me qytetin e Beratit dhe qytetin e Prizrenit përmes binjakëzimit do të lidh trekëndëshin e bashkëpunimit Amasya-Berat-Prizren.

Amasya është binjakëzuar me qytetin e Beratit, ndërsa pritet që këtë të enjte Kuvendi Komunal i Prizrenit të votojë për binjakëzimin e Prizrenit me qytetin Amasya të Republikës së Turqisë.

Rekomandimi për binjakëzim, Kuvendit Komunal të Prizrenit i dërgohet nga Komiteti për Politikë dhe Financa, i cili në mbledhjen e së martës votoi unanimisht që të bëhet binjakëzimi i Prizrenit më këtë qytet të Republikës së Turqisë.

Kujtim Gashi, kryesuesi i Kuvendit Komunal pas mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa tha se “bashkëpunimi ose binjakëzimi i Prizrenit me qytetin Amasya vjen pasi ky qytet është binjakëzuar me qytetin e Beratit.

“Do të jetë një trekëndësh i bashkëpunimit mes këtyre qyteteve” tha Gashi./Gazetaere.com/

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Lajmet e Fundit