14.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Prizreni dhe Karshiaka, ripërtërijnë marrëveshjen e bashkëpunimit

Prizreni5-24Marrëveshja e bashkëpunimit mes Prizrenit dhe Karshiakës e nënshkruar sot në zyret e kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, parasheh bashkëpunim pa afat mes këtyre dy qyteteve pasi deri më tash marrëveshjet kanë qenë 5 vjeçare.

Të dy kryetarët e komunave në prononcimin për gazetarë pas nënshkrimit të marrëveshjes kanë deklaruar se bashkëpunimi mes Prizrenit dhe Karshiakës do të thellohet edhe në fusha të tjera e jo vetëm në kulturë dhe art.

Kryetari Muja shprehu kënaqësinë për vizitën e delegacionit të qytetit të Karishakës.Kryetari i Komunës së Karshiakës Xhevat Durak,ndwrkaq pasi falënderoi mikpritësin për pritjen e ngrohtë, tha se bashkëpunimi mes dy qyteteve do të thellohet në të gjitha fushat e jetës.

Komuna e Karshiakës ka ndihmuar komunën e Prizrenit në realizimin e disa projekteve, dhe me këtë rast u premtua ndihmë dhe bashkëpunim më i frytshëm./TV Opinion/

Më Shumë

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Vushtrria mposht Prizrenin me “poker” golash

Vushtrria ka triumfuar 4-1 ndaj Prizrenit në javën e 31-të të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar...

Lajmet e Fundit