3.6 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Prizreni dhe Kyjova e Çekisë, nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

muja qekiKryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe kryetari i Komunës së Kyjov të Çekisë, Frantishek Lukl, kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit.

Një delegacion i Komunës së Prizrenit i kryesuar nga kryetari Ramadan Muja dhe drejtorët Minir Krasniqi, Hasan Hasani dhe Nijazi Kryeziu, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në komunën e Kyjovit.

Muja, ka falënderuar kryetarin e Komunës së Kyjovit, Frantishek Lukl për mikpritjen vëllazërore.Ai ka shprehur gatishmërinë e komunës së Prizrenit dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Prizrenit, për të bashkëpunuar me qytetarët e Kyjovit në sektor të ndryshëm me interes të përbashkët.

Zhvillimi ekonomik, shkëmbimi i përvojave kulturore dhe mbështetja e Kyjovit për të aplikuar në projektet e përbashkëta në fondet e bashkimit evropian, janë disa nga angazhimet e të dyja komunave në të ardhmen e afërt.
“Memorandumi i nënshkruar sot, i hapë rrugë aktit të binjakëzimit të Komunës sonë dhe Kyjovit dhe kështu të dy komunat do të angazhohen në shkëmbimin e vizitave më qëllim nxitjen e zhvillimeve pozitive në sektor të ndryshëm, si realizimi i projekteve në sektorin e shërbimeve publike, shkëmbimin e përvojave pozitive në avancimin e politikave publike arsimore përmes ekspeditave të nxënësve të të dyja komunave dhe avancimin e jetës kulturore artistike në Prizren dhe Kyjov”.

Kryetari i Komunës së Kyjovit , Frantishek Lukl,ndërkaq vlerësoi lartë vizitën e delegacionit të Komunës së Prizrenit.

“Dy komunat tona kanë mundësi shumë të mira për shkëmbimin e përvojave dhe për të avancuar në stade më të larta lëvizjen e lirë të qytetarëve komunës së Prizrenit në drejtim të komunës së Kyjovit dhe anasjelltas”.

“Mundësitë për bashkëpunime janë ta arta, ndaj në të ardhmen e afërt sigurisht se do t’i bëjmë realitet theksuan të dy delegacionet e komunës së Prizrenit dhe Kyjovit të Çekisë”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tre drejtorë të tjerë nga LDK-ja emërohen në Komunën e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar për emërimin e tre drejtorëve të rinj në ekzekutivin komunal, të cilët vijnë nga radhët...

Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Prizren

Një person ka vdekur të hënën pasdite në Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ishte dërguar në...

Lajmet e Fundit