Prizreni i Vedat Muriqit së shpejti në ekranet televizive të Spanjës në dokumentarin e skuadrës së Mallorcas (VIDEO)

Vedat Muriqi aktualisht është futbollisti kryesor në ekipin e Mallorcas. “Pirati” ka shënuar gjashtë gola deri më tani në edicionin 2022/23, në La Liga.

E Mallorca ka paralajmëruar një mini-dokumentar për në lidhje me sezonet e fundit. Aty nuk ka si të mungoj edhe sulmuesi i kombëtares së Kosovës në futboll. Por përveç imazhit të Muriqit, në video shfaqet edhe Prizreni i bukur e stadiumi i Lirisë, aty ku Muriqi e filloi karrierën si futbollist.

Përveç dashurisë së madhe që ka në Kosovë, Muriqi është edhe i preferuari i tifozëve të Mallorcas, të cilët dashurinë ndaj prizrenasit po e shfaqin në forma të ndryshme./

Klan Kosova

Më Shumë

Sot finalja e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal?

Liga më prestigjioze dhe më e ndjekur e futbollit evropian arrin sonte kulmin e saj, me zhvillimin e finales së madhe të Ligës së...

Dhjetë lidhje të paautorizuara zbulohen në rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e saj kanë evidentuar gjithsej 10 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit,...

Lajmet e Fundit