Prizreni, komuna e dytë me më së shumti raste aktive me COVID

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar katër raste të vdekjes dhe 84 raste të reja me COVID-19, përderisa numri i rasteve aktive në vendin tonë është 5 mijë e 371, raporton Gazeta Sinjali.

Komuna me më shumë raste aktive është Prishtina me 1 mijë e 91 raste, e ndjekur nga Prizreni me 432, Fushë Kosova me 322, Ferizaj me 298, Podujeva me 285, Peja me 278, Gjilani me 230, Mitrovica me 226, Skenderaj me 204 raste aktive.

Ndërkohë që Gjakova me 201raste, Klina me 183, Gllogoci me 182, Rahoveci me 172, Lipjani me 172, Malisheva me 166, Suhareka me 150, Vushtrria me 137, Vitia me 101, Kaçaniku me 100, Istogu me 98, Obiliqi me 80, Kamenica me 63, Deçani me 58, Dragashi me 44, Shtimja me 39, Hani i Elezit me 21 dhe Graçanica me 10 raste aktive me COVID-19.

Kurse komunat me asnjë rast aktiv janë: Novobërda, Juniku, Shtërpca, Mamusha, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut, Kllokoti, Ranilluga, Parteshi, Zveçani dhe Leposaviqi.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit