Prizreni nesër ndez dritat festive të fundvitit

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nesër do të bëhet ndezja e dritave festive dhe hapja e “Dimrit Kulturor”.

Sipas njoftimit, festa fillon në ora 18:00, në Sheshin e Dëshmorëve, raporton PrizrenPress.

“Nesër, më 16 dhjetor 2022, në orën 18:00 fillon festa në Prizren. Ju presim të gjithëve në Sheshin e Dëshmorëve që së bashku t’i ndezim dritat festive dhe ta bëjmë hapjen e Dimrit Kulturor”, ka njoftuar komuna.

“Dimri Kulturor”, projekt i Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, që ka për qëllim të sjell atmosferën festive dhe simbolizon festat e fundvitit fillon nesër dhe zgjatë deri më 08 janar 2023./PrizrenPress.com

Më Shumë

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes...

Lirisë i duhet vetëm fitorja për “playoff”-in e Superligës

Liria do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në javën e fundit të Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me...

Lajmet e Fundit