Prizreni nis kontrollet sistematike për nxënësit e shkollave fillore

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e Prizrenit ka nisur sot me kontrollet sistematike të nxënësve të shkollave fillore.

Procesin e fillimit të kontrolleve sistematike e ka parë nga afër kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.

“Qëllimi i kontrolleve mjekësore është parandalimi dhe zbulimi i hershëm i disa sëmundjeve dhe deformimeve që janë karakteristike për këto grupmosha”, njofton Komuna e Prizrenit.

“Kontrollet kryesore që do të bëhen janë: parametrat antropometrikë (peshë dhe gjatësi), të shikuarit normal, kontrollim i anatomisë së shtyllës kurrizore dhe kraharorit, kontrollimi i shputave, auskultimi (dëgjimi) i toneve të zemrës dhe frymëmarrjes dhe hemogrami/ pasqyra e gjakut”.

“Sivjet, për shkak të epidemisë së fruthit, do të kontrollohen dhe pasaportat e vaksinimit me qëllim të evidentimit të fëmijëve të cilët eventualisht nuk janë vaksinuar kundër fruthit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit