8.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Prizreni promovohet në Romë

Në panairin ndërkombëtar të turizmit “Roma Travel Show”, ku po marrin pjesë mbi 200 ekspozues me mbi 500 destinacione të ndryshme turistike, po prezentohet edhe komuna e Prizrenit, nëpërmjet Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik.

Në këtë panair u prezentuan vlerat e trashëgimisë kulturore dhe pasuritë e shumta natyrore e historike të qytetit të Prizrenit, nga ana e drejtoreshës së Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz.

Nëpërmjet kësaj drejtorie pjesëmarrës në këtë panair janë edhe disa biznese hoteliere, si dhe mjeshtër të artizanateve dhe punimeve të dorës nga komuna e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Fotografia e Komuna e PrizrenitFotografia e Komuna e Prizrenit

Më Shumë

Përballja e rivalëve të vjetër

Pas përfundimit të finales së Kupës së Kosovës, basketbolli elitar rikthehet në parket me ndeshjet e javës së 21-të në ProCredit Superliga. Vëmendja kryesore e...

Akrepat lëvizin një orë para, në këtë ditë ndërrohet ora

Në vitin 2026, kalimi në orën verore do të ndodhë më herët krahasuar me vitin paraprak. Akrepat e orës do të zhvendosen përpara në...

Lajmet e Fundit