8.1 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Procedurat mbajnë peng pagat e aktorëve të Teatrit të Prizrenit

Aktorët e teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren ka afër pesë muaj që nuk i kanë marrë pagat e tyre. Anëtarë të caktuar të kësaj trupe kanë thënë se kjo situatë e ka futur në krizë Teatrin në fjalë dhe se pasojat e nuk do të sanohen shumë lehtë.

Ndërkohë autoritetet komunale kanë bërë të ditur se kontrata për realizimin e politikave zhvillimore për kulturë dhe rini është nënshkruar me Teatrin dhe se brenda pak ditësh në këtë kuadër pritet edhe ekzekutimi i pagave të aktorëve.

Aktori i teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren, Alban Çela, ka pohuar se deri të martën nuk i ka marrë pagat e muajve të këtij viti.

Ndërsa aktori tjetër i këtij teatri, Xhevdet Doda, këtë vonesë ia ka atribuuar paaftësisë së Drejtorisë komunale si dhe qasjes mospërfillëse ndaj Teatrit nga Qeveria komunale.

Në anën tjetër, drejtori i Kulturës në Komunën e Prizrenit, Ehat Oreshka, ka pohuar se Komuna ka nënshkruar kontratën me drejtuesin e teatrit “Bekim Fehmiu” për realizimin e politikave zhvillimore për kulturë dhe rini, dhe se në këtë drejtim nuk ka asnjë problem.

“Tani presim vetëm ekzekutimin e pagesave nga sistemi, dhe besoj se kjo do të kryhet brenda këtyre ditëve, dhe aktorët do t’i marrim pagat e tyre”, ka thënë Oreshka

Më Shumë

Vajzat e Gjimnazit “Jeta e Re” të Suharekës shpallen kampione republikane

Ekipi i vajzave të Gjimnazit “Jeta e Re” të Suharekës është shpallur kampion republikan në kuadër të gjimnaziadës “Peja 2026”, duke arritur një sukses...

Inspektorati i Malishevës intensifikon aksionet kundër hedhjes së mbeturinave, shqiptohet gjobë 200 euro

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka bërë të ditur se po vazhdon aktivitetet në terren për parandalimin e hedhjes së mbeturinave në...

Lajmet e Fundit