Producentja e Bondit kujton takimin me Amy Winehouse

Producentja e filmave “James Bond”, Barbara Broccoli, ka folur për takimin shumë pikëllues që kishte pasur me këngëtaren e ndjerë Amy Winehouse për ta regjistruar këngën tematike të njërit prej filmave.

Një dokumentar i ri, “The Sound Of 007” e shtjellon muzikën e franshizës së filmave Bond, e në të cilën Broccoli kujton një takim me Winehousen për ta shkruar këngën tematike të filmit të 2008-ës, “Quantum Of Solace”.

“Ishte një takim shumë i rëndë, Winehouse nuk ishte në gjendjen e sam më të mirë dhe zemra ime vërtet ndiente për të,” thotë Broccoli në dokumentar, sipas Entertianment Weekly.

“Ajo ishte shumë e brishtë emocionalisht, dhe, ju mund ta kuptoni se si mund të krijonte material aq të fuqishëm, sepse kishte thellësi të madhe të ndjenjës dhe ishte shumë, shumë tragjike.”

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit