Profesori Gani Rudaj propozon heqjen e lëndës së gramatikës në shkollat e mesme

Gani Rudaj, profesor i Gjuhës dhe i letërsisë propozon që në shkollat e mesme të hiqet programi ku ka të bëjë për gramatikën.

Ai, në një postim në Facebook i jep arsyetimin pse duhet të merret një vendim i tillë.

Postimi i plotë

Gjatë shkollimit fillor mësimet nga gramatika i kam mësuar nga HILMI GASHI, profesor.

Gjatë shkollimit të mesëm, njohuritë gramatikore m’i dha SABRI BRESA, profesor. Të dy tani janë pensionistë. Tani më në shkolla të mesme nuk ka gramatikë.

PROPOZOJ

Që në planprogramet e lëndës së Gjuhës dhe letërsisë shqipe të hiqet programi ku ka të bëjë për gramatikën.

ARSYETIM

Në ditar shënohen njësitë gramatikore, por nuk mbahen. Arsyeja e mosmbajtjes së këtyre njësive është se vetë mësimdhënësi i lëndës nuk e njeh këtë fushë!

 

Më Shumë

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit