12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Profet! Filozof! Besimtar!

Një filozof i shkëlqyer. Një besimtar i vërtetë. Një eksplorues i guximshëm i skutave më të errëta të mendjes njerëzore. Njeriu që konceptoi ekuacionin letrar më të famshëm në botë – “Krim dhe ndëshkim”. Njëqind e dyzet vjet pas vdekjes, Fjodor Dostojevski vijon të jetë jo vetë burim krenarie kombëtare në Rusi, por edhe një magnet për bibliofilët anekënd botës.

“Dostojevski është kalorës shkretëtire me shigjeta të përthyera. Ku godet shigjeta e tij, pikon gjak. Dostojevski jeton brenda nesh. Muzika e tij nuk do të vdesë kurrë”, – shkruan Vasili Rozanov, një nga filozofët rusë të shekullit të 20-të në 1912.

  1. Psikolog

Dostojevski (1821-1881) e eksploroi psikikën njerëzore me themel, tamam si Kristofor Kolombi eksploroi Amerikat. Konsiderohet shkrimtari i parë që arriti të depërtojë edhe në honet më të thella të shpirtit të trazuar rus. Romanet e Dostojevskit popullohen nga personazhe plot zemërim dhe mjerim. Gjatë gjithë jetës e intriguan shfrytëzimet e mendjes njerëzore, madje secili prej romaneve kryevepra, përfshi “Vëllezërit Karamazovë”, “Krim dhe ndëshkim”, “Idioti”, “Djajtë” dhe “Gambler” në thelb janë një orientim hyrës i psikologjisë. Personazhet, në përgjithësi, janë emocionalisht të dërrmuar dhe mendërisht të vrarë. Ata vuajnë nga faji (Rodion Raskolnikov) dhe ankthi (Mitya Karamazov), xhelozia (Parfyon Rogozhin) dhe lakmia (Ganya Ivolgin), mirësia dhe vetëvlerësimi i ulët (Princi Myshkin), apo mungesa e dashurisë (Sonechka Marmeladova). Megjithatë, ata janë gati të kapërcejnë ferrin emocional në kërkimi të lirisë morale dhe drejtësisë kozmike.

“Çfarë është ferri? Unë pohoj, se është vuajtja e të qenit i paaftë për të dashur”, – shkruan Dostojevski te “Vëllezërit Karamazovë”. Shkrimtari i famshëm i përdori dobësitë e personazheve të tij, për të shpjeguar natyrën metafizike të botës, njëlloj si Isak Njutoni përdori matematikën për të shpjeguar lëvizjen dhe gravitetin.

“Nëse doni të pushtoni botën, pushtoni vetveten”, – deklaron Dostojevski në “Djajtë” dhe natyrisht që ia arriti.

  1. Profet

Në esenë e shkruar në 1906, poeti dhe filozofi rus Dmitry Merezhkovsky e quan Dostojevskin si “profet të revolucionit rus”. Problemi është, romanet e Dostojevskit janë të mbushura me një varg shtresash domethënëse, si rrjedhojë hera-herës lexuesit duhet t’u distancohen veprave që profecitë të zbulojnë vetveten. Shpesh, njerëzit me imagjinatë mund ta parashikojnë të ardhmen dhe, megjithatë, askush nuk është profet në tokën e vet, sipas Biblës. Edhe pse Dostojevski kurrë e konsideroi veten profet, ai arriti të përmbledhë problemet thelbësore të epokës së vet dhe të hartojë trajektoren e jetës së njerëzve dhe evolucionin e tyre.

“Entuziazmi i rinisë së sotme është po aq i pastër dhe i ndritshëm sa ishte në kohën tonë. Vetëm një gjë ka ndodhur: një spostim i qëllimeve, zëvendësimi i një bukurie me një tjetër! I gjithë keqkuptimi qëndron thjesht në pyetjen, se cila është më e bukura: Shekspiri apo një palë çizme, Rafaeli apo nafta?”

  1. Ndikues

Lista është e gjatë dhe vijon të rritet. Dostojevski ishte mirëfilli ndikues. Në shekuj fjalët e tij godasin drejt e në zemrat e njerëzve, po edhe përtej kufijve kulturorë. Zëri i tij i fuqishëm ndërthur mjerimin dhe pasionin, vetëvrasjen dhe dashurinë, tragjedinë dhe sakrificën. D. Lawrence, Virginia Woolf dhe William Faulkner i druheshin aftësisë së Dostojevskit për të entuziazmuar, hipnotizuar dhe lexuar mendjet. Sipas Xhejms Xhojs, Dostojevski “krijoi prozë moderne dhe e intensifikoi atë deri në nivelin e sotëm”. Franz Kafka, një adhurues i “Vëllezërit Karamazovë”,  e quajti Dostojevskin “të afërm gjaku”. Ernest Heminguej përmend njeriun që qëndron pas “Idiotit”, si një nga ndikimet e tij kryesore: Te Dostojevski kishte gjëra të pabesueshme dhe për të mos u besuar, por disa ishin aq të vërteta, sa të ndryshojnë teksa i lexon”. Pasi lexoi “Shënime nga nëndhesa” dhe “Shtëpia e të vdekurve”, Friedrih Niçe e përshkroi Dostojevskin si “psikologu i vetëm, nga i cili kam diçka për të mësuar”. Mendimtari dhe filozofi i mirënjohur rus, Lev Shestov, arriti në përfundimin se Dostojevski dhe Niçe ndajnë një ngjashmëri të veçantë shpirti, për pasojë Dostojevski dhe Niçe “mund, pa ekzagjerim, të quhen vëllezër, madje binjakë”.

Dostojevski, i cili luftonte çdo ditë me djajtë e brendshëm, ishte i dënuar në shtratin e psikiatrit dhe, askush tjetër përveç Sigmund Frojdit, psikoanalizoi shkrimtarin rus në esenë e famshme “Dostojevski and Parricide”, e cila u botua në 1928. Frojdi nuk do të ishte Frojd, nëse nuk do të ishte përqendruar në kompleksin e Edipit të Dostojevskit dhe marrëdhëniet me babanë, krizat epileptike, pikëpamjet fetare dhe një varësi 10-vjeçare ndaj lojërave të fatit.

  1. Ekzistencialist

Duke përsëritur idetë e filozofit danez Soren Kierkegaard, i cili vendosi vetëm një person të vetmuar në qendër të filozofisë së tij, Dostojevski zbuloi personin e brendshëm të vërtetë. “Fatkeqësitë lënë një shenjë të caktuar krenarie mbi personazhin, nëse nuk shkatërrohet kryekëput prej tyre”, – besonte Kierkegaard. “Njeriu është i pakënaqur, sepse ai nuk e di se është i lumtur, vetëm për shkak të kësaj”, – iu përgjigj Dostojevski. Dostojevski dhe Kierkegaard nuk u takuan kurrë dhe nuk e njihnin njëri-tjetrin. Në 1863, Dostojevski shkroi romanin e parë ekzistencialist: “Shënime nga nëndhesa”, narratori i të cilit vendosi tonin e mrekullueshëm nervor që në paragrafin e parë. “Unë jam një person i sëmurë… Unë jam një person i lig. Unë jam një person jo tërheqës”. Filologu rus i shekullit të 20-të, Mikhail Bakhtin, e quajti këtë mënyrë ligjërimi dostojevskiane “term me një frëngji”. Thelbi ideologjik i “Shënime nga nëndhesa” është mosmarrëveshja e personazhit kryesor me teoritë më të famshme shkencore të mesit të shekullit të 19-të dhe idenë themelore të Dostojevskit për nevojën e besimit të krishterë dhe vetëmohimit. Novela e shkurtër e Dostojevskit, mori famë botërore vetëm nga mesi i shekullit të 20-të: doli të ishte një fillesë e ekzistencializmit, ndërsa njeriu i tij i nëndheshëm u bë kumbari letrar për nënshkrimin e personazheve nga Sartrë, Kamy dhe autorë të tjerë evropianë, apo dhe kineastë.

  1. Besimtar

Dostojevski ishte njeriu i kontrasteve, idetë e të cilit ishin padyshim përpara lakores. Ai ishte thellësisht fetar, një i krishterë ortodoks, i cili e thirri kaq shpesh emrin e Zotit në veprat e tij, sa të tjerët nuk përmendin as mbiemrin. Shkrimtari e përshkroi Jezusin si “ideali i njeriut prej mishi”, por qëndrimi ndaj fesë dhe besimit pësoi një ndryshim të dukshëm. Historianë të ndryshëm pretendojnë se gjatë rinisë, Dostojevski ishte më i dhënë pas ideve socialiste, sesa në fé, ndërsa të tjerë pohojnë se ai ishte fetar i flaktë që nga fëmijëria. Një gjë është e sigurt: Dostojevski u prek shumë nga përvoja e burgut. Shkrimtari kaloi katër vjet punë të vështirë në një burg siberian, pas së cilit u dërgua në batalionin e linjës së 7-të në Korpusin e Ushtrisë Siberiane. Kjo përvojë dramatike e ndihmoi Dostojevskin të kuptonte vlerën e vërtetë të jetës njerëzore. Për të, u bë e qartë se çdo person, në çdo moment të kohës, në të vërtetë fërgëllont në prag të përjetësisë.

“Përjetësia e shpirtit dhe Zoti janë një dhe e njëjta ide”, – shkruan në një nga letrat, në 1878. “Unë tashmë kam nevojë për Zotin, sepse kjo është e vetmja qenie që mund të dashurohet përgjithmonë”, – përmbledh Dostojevski në “Djajtë”./Konica.al

 

Më Shumë

Memorandum për rritje ekonomike dhe inovacion në Komunën e Prizrenit

Kryetari Shaqir Totaj ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me OJQ “Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug” (AZHR Jug). Ky memorandum synon të zbatohet për politikat e...

Kurti: Me guximin e familjes Haradinaj, Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë për çlirim

Kryeministri Albin Kurti, tha se bashkë me guximin e familjes Haradinaj, Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë e popullit për çlirim. “Kushtrimi i lirisë dhe lufta...

Dhimbja

Lajmet e Fundit