12.7 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Prokurori kërkon dënimin e katër zyrtarëve komunalë të Prizrenit

Shtepia e Bardhe-PrizrenTë akuzuarit kanë kryer veprat penale që përshkruhen në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe të autoritetit, pastaj shmangie nga tatimi, falsifikim të dokumenteve dhe mashtrimProkurori i Shtetit, Mehdi Sefa, gjatë paraqitjes së fjalës përfundimtare në gjykimin ndaj katër zyrtarëve të Komunës së Prizrenit dhe tre personave të tjerë që akuzohen në lidhje me shitjen e paligjshme të disa automjeteve, ka kërkuar nga trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit që të gjithë të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit.

Ai ka shprehur qëndrimin se gjatë shqyrtimit kryesor dhe provave që janë administruar, si dhe nga dëshmitarët që janë dëgjuar, është vërtetuar përshkrimi ligjor dhe faktik se të akuzuarit kanë kryer veprat penale që përshkruhen në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe të autoritetit, pastaj shmangie nga tatimi, falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.

“Kërkojmë nga Gjykata që të akuzuarit Hasan Hasani, Sadik Paçarizi, Zekë Tejeci, Sokol Hadri, Gëzim Gashi, Lulzim Thaçi dhe Bujar Berisha të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të përshkruara në aktakuzë, me ndryshime sa i përket rikualifikimit të veprave penale. Me rastin e marrjes së vendimit mbi dënimin kërkojmë që Gjykata të ketë parasysh rrethanat që ndikojnë në llojin dhe lartësinë e dënimit, në kuptim të rregullave të përgjithshme për matjen e dënimit”, ka thënë Sefa.

Paraprakisht ai ka theksuar se mbetet në tërësi prapa aktakuzës së ngritur më 31 maj 2011 ndaj 7 të akuzuarve, me ricilësimin në disa pika të akuzës, pasi që Kodi i ri Penal është më i favorshëm për të akuzuarit.

Sefa ka konfirmuar pozicionin e Prokurorisë se Hasan Hasani në cilësinë e drejtorit të Shërbimeve Publike dhe të akuzuarit Zekë Tejeci e Sokol Hadri, në cilësinë e inspektorëve të komunikacionit gjatë gushtit të 2010-s duke shfrytëzuar detyrën e tyre zyrtare dhe autoritetin kanë tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin, ashtu që i shkaktojnë dëm Shefki Kayserlit, ku Hasan Hasani ka nënshkruar procesverbalin për shitjen e veturës “Mercedes ML 320”, duke e ditur se është i sekuestruar përkohësisht dhe është nën hetime, derisa të akuzuarit Tejeci e Hadri kanë përgatitur dokumentacionin, duke e vlerësuar qëllimisht atë automjet nën vlerën kushtuese dhe kanë propozuar që ky automjet të shkojë në ankand publik, dhe i shitet Nysret Morinës për 520 euro.

Ai ka shtuar se Hasan Hasani, drejtor i Shërbimeve Publike, Sadik Paçarizi, ish-drejtor i Urbanizimit, (që muajin e kaluar është dënuar bashkë me kryetarin Ramadan Muja për shpërdorim të detyrës zyrtare), Zekë Tejeci, inspektor i komunikacionit në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Sokol Hadri, inspektor i komunikacionit në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, dhe Gëzim Gashi, menaxher i auto-parkingut “Euro-AG”, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare ose autorizimet, meqë gjatë muajve nëntor-dhjetor të 2009-s dhe gusht-nëntor të 2010-s kanë mundësuar shitblerjen e disa automjeteve që kanë qenë të konfiskuara dhe nën hetime, me ç’rast me veprimet e tyre kanë mundësuar përfitim të paligjshëm pasuror për të afërmit e Gëzim Gashit, që i kanë blerë këto vetura me çmim më të ulët se vlera reale e tyre, ku me ankand jo të rregullt janë shitur 44 automjete, duke u shkaktuar dëm pronarëve të veturave dhe Komunës së Prizrenit.

Ndërkaq i pandehuri Gëzim Gashi akuzohet edhe për shmangie nga tatimi, derisa i pandehuri Lulzim Thaçi akuzohet për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim. I pandehuri i fundit, Bujar Berisha, akuzohet nga Prokuroria për falsifikim të dokumenteve.

Për dallim prej prokurorit, avokati publik komunal, Besim Morina, para trupit gjykues ka deklaruar se nuk i bashkëngjitet ndjekjes penale dhe nuk parashtroi kërkesën pasurore-juridike, me arsyetimin se janë ndjekur të gjitha procedurat rreth shitjes së automjeteve.
“Sa u përket zyrtarëve komunalë që dyshohen për veprat penale të cituara nga prokurori i Shtetit, nuk kemi asnjë shenjë se me cilindo veprim i kanë shkaktuar dëm Komunës”, ka thënë Morina.
Në anën tjetër avokati i Hasan Hasanit, Hazër Susuri, duke folur në emër të të gjithë mbrojtësve kërkoi nga gjykata që t’i japë kohë mbrojtjes për përgatitjen e fjalës përfundimtare për shkak se ka konsideruar se prokurori kishte bërë ndryshime në aktakuzë.

“Ne e parashtrojmë kërkesën për shtyrjen e shqyrtimit kryesor, ngase prokurori në fjalën e tij gati e zgjeroi aktakuzën dhe kemi shumë gjëra të reja, të cilat kërkojnë kohë për t’u sqaruar në drejtim të parashtrimit të mbrojtjes”, është shprehur ai.
Trupi gjykues mori vendim që seanca gjyqësore të shtyhet për datën 22 prill.

/Koha Ditore

Më Shumë

Butrinti dhe Tayna “thyejnë rrjetin” me duetin e ri

Dy nga artistët më të pëlqyer të skenës shqiptare, Butrint Imeri dhe Tayna, kanë bashkuar forcat në një duet që me siguri do të...

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, Kurti: Zgjedhjet mund t’i përsërisim, por edhe rezultati mund të thellohet në favor të LVV-së

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur mbledhjen e 58-të të Këshillit të Përgjithshëm. Kryeministri në detyrë, njëherazi kryetar i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se është...

Lajmet e Fundit