3.8 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Prokuroria kërkon bashkëpunim për zbardhjen e një rasti të krimit të luftës në Prizren

EULEX-kosoveProkuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka kërkuar sot bashkëpunim nga qytetarët për zbardhjen e një rasti të krimit të luftës që ka ndodhur nga forcat serbe gjatë vitit 1999 në Prizren.

“Prokuroria i bën apel të gjithë atyre që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjeve të mëposhtme që të paraqiten dhe t’i japin informatat që mund t’i kenë”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Më 29 mars 1999 rreth orës 09:15 të mëngjesit, një radhë e refugjatëve ishte ndaluar nga paramilitarë serbë përpara Llamellës B/2, rruga “11 marsi” në Ortakoll, Prizren. Dy individ dyshohet të kenë marrë nga një traktor dy djem të rinj të cilët ishin me familjet e tyre dhe i kishin rrahur me kondak të automatikut derisa dy djemtë ishin alivanosur. Pastaj i kishin tërhequr zvarrë deri në fabrikën e ushqimit “Voqar” në Prizren dhe i kishin vrarë”.

“Nëse ndonjë person ka informata lidhur me këtë ngjarje, përfshirë identitetin e këtyre dy djemve apo familjeve të tyre, apo që ka qenë dëshmitar i rastit, lusim të thërrisni në numrin 038784021 nga ora 9:00 deri në 17:00 gjatë ditëve të punës, ose shkruani në adresën [email protected]” . / PrizrenPress.com/
.

 

Më Shumë

Komuna e Prizrenit mobilizohet pas reshjeve: Situata nën monitorim të vazhdueshëm

Pas reshjeve intensive të shiut gjatë ditës së djeshme dhe sot, ekipet e Komunës së Prizrenit kanë qenë në terren për të vlerësuar nga...

Hapen regjistrimet për turneun Alley-Oop në Prizren

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar hapjen e regjistrimeve për turneun Alley-Oop 3x3, i cili do të zhvillohet më 31 janar 2025...

Lajmet e Fundit