3.7 C
Prizren
E premte, 28 Nëntor, 2025

Prokuroria kërkon dënimin e Mujës dhe të tjerëve

Ramadan Muja

(E plotësuar) Në Gjykatën Themelore të Prizrenit edhe sot ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj kreut të komunës, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve komunal, me fjalën përfundimtare të prokurores së EULEX-it, Natasha Vikeri.

Në këtë seancë, prokurorja ka lexuar pikën 3 të aktakuzës, pikë e cila ngarkon kreun e komunës, Ramadan Muja dhe Drejtorin e Urbanizmit, Sadik Paçarizi, për shpërdorim detyre, duke i dhënë në shfrytëzim Fabrikës së Çokollatës “Kamila”, në Boka- Boka, një parcelë me sipërfaqe prej 20.000 metra katrorë, pa kompensim.

Edhe në këtë pikë të aktakuzës, prokurorja kërkoi heqje lirie për Mujën dhe Paçarizin, maksimalisht deri në tetë vjet. Pika e katërt e aktakuzës do të lexohet nesër, ndërsa do tju jepet fjala edhe palës së dëmtuar.

Në seancën e ditës së mërkurë, do të këtë fjalën përfundimtare pala mbrojtëse e cila do të nisë me avokatin, Rruzhdi Berisha dhe klientin e tij, kreun e komunës, Ramadan Muja.

Gjykimi i Ramadan Mujës drejt përfundimit

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë sot gjykimi ndaj kryetarit të kësaj komune, Ramadan Muja, dhe zyrtarëve e ish-zyrtarëve komunalë. Kështu, procesi po shkon drejt fundit dhe shpejt pritet vendimi për këtë rast, raporton KTV. Në këtë seancë do të vazhdojë fjalën përfundimtare Prokuroria, të nisur në seancën e 27 janarit, ku kishte kërkuar dënim prej 1 deri në 8 vjet burgim për kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja, dhe pesë drejtorët e tij.

Prokurorja Natasha Vikeri, në fjalën e fundit të saj, ka akuzuar Mujën dhe të tjerët për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ajo, gjatë seancës së sotme, do të bëjë leximin e pikave 3 dhe katër. Kryetari i Prizrenit akuzohet nga EULEX-i për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj burrit që tentoi t’i vriste me thikë gruan dhe vajzën e tij në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj B.G., i cili tentoi t’i privonte nga jeta gruan dhe vajzën e tij të mitur më...

Nisin punimet për renovimin e Stacionit të Autobusëve në Prizren

Punimet për rregullimin e infrastrukturës dhe renovimin e objektit të Stacionit të Autobusëve në Prizren po vazhdojnë me intensitet të shtuar, duke synuar përmirësimin...

Lajmet e Fundit