4.3 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

Prokuroria në Prizren ngrit 14 aktakuza ndaj 17 personave dhe parashtron një kërkesë për paraburgim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person, i cili akuzohet për veprën penale të “Dhunës në familje” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Për më tepër, Prokuroria ka ngritur gjithsej katërmbëdhjetë aktakuza ndaj shtatëmbëdhjetë individëve për vepra penale të ndryshme. Detajet e aktakuzave janë si në vijim:

Katër (4) aktakuza për veprën penale të “Kanosjes” ndaj katër personave.
Dy (2) aktakuza për veprën penale të “Sulmit” ndaj dy personave.
Një (1) aktakuzë për veprën penale të “Lëndimit të lehtë trupor” ndaj tre personave.
Një (1) aktakuzë për veprën penale të “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” ndaj dy personave.
Një (1) aktakuzë për veprën penale të “Vjedhjes së shërbimeve” ndaj një personi.
Një (1) aktakuzë për veprat penale të “Lëndimit të rëndë trupor” dhe “Keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” ndaj një personi.
Një (1) aktakuzë për veprat penale të “Kanosjes” dhe “Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ndaj një personi.
Një (1) aktakuzë për veprën penale të “Dhunës në familje” ndaj një personi.
Një (1) aktakuzë për veprën penale të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” ndaj një personi.
Një (1) aktakuzë për veprat penale të “Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm” ndaj një personi.

Më Shumë

Kontrolle të shtuara ndaj transportuesve në Prizren, gjoba deri në 600 euro

Policia e Kosovës, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka...

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit