16.8 C
Prizren
E premte, 14 Qershor, 2024

Prokuroria nis hetim për korrupsion ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha

Një hetim penal për dyshime për korrupsion ka nisur një prokuror i Shtetit ndaj ish-Ministres së PDK’së për Integrime, Dhurata Hoxha. Ajo po hetohet se ka keqpërdorur pozitën e saj zyrtare, në mënyrë që nëpërmjet ministrisë që e drejtonte gjatë Qeverisë së PAN’it, dy OJQ të përfitojnë nga 10 mijë Euro secila, pa u përfillur procedurat dhe ndesh me ligjin.

Dikur Dhurata Hoxha, si anëtare e kryesisë së PDK’së, porosiste bashkëpartiakët e saj se në partinë e Kadri Veselit nuk kanë vend njerëzit me që akuzohen për korrupsion. Por, një vit pas, vetë ish-Ministrja e Integrimeve po përballet me dyshime të tilla.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, këtë javë ka nisur një hetim ndaj saj, për vepra penale që pikërisht lidhen me korrupsion.

Gazeta Online ‘Reporteri.net’ merr vesh se sipas aktvendimit për fillimin e hetimeve që Prokurori i Shtetit ka dorëzuar tashmë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ish-Ministrja e Integrimeve në qeverinë e PAN’it po hetohet për dyshime penale të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

Fjala është për ndarjen e mjeteve financiare të dy OJQ’ve, në shumën nga 10 mijë euro secilës, jashtë procedurave dhe duke tejkaluar kompetencat e saj si ministre.Dy organizatat jo-qeveritare kishin përfituar nga 10 mijë euro nga një vendim i ministres Dhurata Hoxha, i marrë në vitin 2018.

Ministria e Integrimit Evropian, të cilën atëkohë e udhëhiqte Dhurata Hoxha e PDK’së, kishte shpallur thirrje publike për mbështetje financiare publike, për projekte/programe të organizatave jo-qeveritare në fushën e integrimit evropian. Mirëpo, komisioni i vlerësimit, për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion dhe numrit të madh të aplikuesve, kishte kërkuar që të anulohet ky proces.

E pesë ditë më vonë, me vendim të Hoxhës dhe jashtë procedurave të kërkuara, ishin ndarë mjetet për vetëm dy organizata jo qeveritare, në vlerë totale 20 mijë Euro, veprimtaria e të cilave nuk ndërlidhej fare me Integrimin evropian.Kjo aferë, që tash po hetohet edhe për dyshime korruptive, ishte evidentuar edhe në raportin e auditorit për vitin përkatës.E sipas aktvendimit për fillimin e hetimeve ndaj ish-Ministres Hoxha, të cilin e ka parë Gazeta Online ‘Reporteri.net’, kallxim penal për këtë rast në Prokurori të Shtetit, ka deponuar ketë muaj edhe Agjencia Anti-Korrupsion.

Aty thuhet se parashtruesi i kallximit penal ka ofruar të dhëna dhe prova të mjaftueshme që implikojnë Dhurata Hoxhën në këtë rast dhe mbështetin dyshimet për korrupsion.Aktvendimi për fillimin e hetimeve tregon se Hoxha, që para se të drejtojë Ministrinë e Integrimeve, në një tjetër qeveri kishte qenë Ministre e Drejtësisë, nga 10 mijë Euro për OJQ’të, pa përfillje të procedurave ligjore dhe duke tejkaluar kompetencat e saj, i ka ndarë me qëllimin që të njëjtat OJQ të përfitojnë dobi pasurore, duke vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe rregulloren e Ministrisë mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të Organizatave Jo-Qeveritare.

Më Shumë

Totaj pranon studimin e projektit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se sot se ka pranuar studimin e fizibilitetit dhe studimin gjeoteknik për ndërtimin e strukturës dhe teleferikut për...

Lidhja e Prizrenit, Banka e Shqipërisë publikon serinë e monedhave numizmatike

Në 10 qershor 1878 u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit që përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, duke...

Lajmet e Fundit