Ja sa para do të fitonte Kosova nëse do kualifikohej në Euro 2020

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2020” pas humbjes së mbrëmshme në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, raporton Insporti.

Në “Todor Proeski” në Shkup, “Dardanët” janë përballur me Maqedoninë e Veriut.

Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes është mposhtur me rezultat të ngushtë, 2:1.

Kjo humbje nuk e dëmtoi ekipin përfaqësues të Kosovës në aspektin sportiv, por edhe në atë financiar.

UEFA kishte ndarë 9.25 milion euro të destinuara të shkojnë për të gjithë federatat që kualifikohen në grupe të Euro 2020.

Çdo fitore në grup vlen 1.5 milion euro, ndërsa barazimi 750 mijë euro, ndërsa kualifikimi nga grupet sjellë edhe dy milion euro të tjera ekstra për kombëtaret.

Kështu, mos-kualifikimi i ka kushtuar Dardanëve rreth 10 milionë euro në aspektin financiar.

Më Shumë

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur...

Lajmet e Fundit