16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Prokurorja kërkon kohë për përgatitje të lëndës, shtyhet gjykimi për shpërthimin në Zhur

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën, me kërkesën e prokurores Ervehe Gashi, të cilës i duhet kohë për përgatitje të lëndës, është shtyrë gjykimi ndaj të akuzuarve për shpërthimin në Zhur, Iran Badalli dhe Arben Gashi, pasi që prokurorja ka kërkuar kohë për përgatitje të lëndës.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi tha se nga prokurorja Gashi më 7 prill 2023, ka pranuar parashtresën për shtyrjen e seancës së sotme.

Prokurorja Gashi ka thënë se më 6 prill 2023 është ngarkuar me këtë rast, andaj duke qenë se lënda është voluminoze dhe në fazën e marrjes në pyetje të të akuzuarve, i duhet kohë për përgatitje të lëndës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Keni njohuri për rrethanën objektive se kolegu im Metush Biraj me datën 5 prill 2023 është pensionuar dhe lëndët e tij janë ndarë tek prokurorët tjerë, kështu me datën 5 prill 2023 kjo lëndë më është ndarë mua, ndërsa fizikisht e kam pranuar me datë 6 prill 2023. Pasi që lënda është shumë voluminoze dhe jemi në fazën e marrjes në pyetje të akuzuarve, mua më duhet një kohë për tu njoftuar me lëndën dhe për t’i analizuar provat në bazë të cilave duhet dhe t’i përgatis pyetjet për të pandehurit, kështu kërkoj nga ju që ta keni mirësinë dhe ta shtyni këtë shqyrtim për ndonjë datë tjetër të afërt”, ka thënë prokurorja Gashi.

Këtë kërkesë, nuk e kanë kundërshtuar mbrojtësit e të akuzuarve Badalli dhe Gashi, avokatët Valdrin Gashi dhe Esat Gutaj.

Pas kësaj, gjykatësja Skenderi ka aprovuar kërkesën e prokurores Gashi, ndërsa seancat e radhës për këtë rast i ka caktuar të mbahen më 30 maj dhe 2 qershor 2023.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Ndryshe, prezent në këtë seancë nuk ishte përfaqësuesi i të dëmtuarës Merita Qunaj, avokati Blerim Mazreku dhe përfaqësuesi i të dëmtuarit Artur Mrasori, avokati Besnik Berisha, për të cilët gjykatësja Skenderi tha se të njëjtit janë ftuar në mënyrë të rregullt.

Ndryshe, sipas aktakuzës, dy të pandehurit Iran Badalli dhe Arben Gashi, në fillim të muajit janar 2020, në Prizren janë furnizuar me mjet eksplodues nga i akuzuari Valbon Çollaku, e pastaj të njëjtin e kanë fshehur në krevatin e fëmijëve ne dhomën e katit të dytë të shtëpisë së të akuzuarit Iran Badalli në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit dhe pas një kontrolli të autorizuar të kësaj shtëpie nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më 28 janar 2020, rreth orës 20:00, në kontakt me këtë mjet, i njëjti ka eksploduar, ku ka gjetur vdekjen zyrtari policor S.Th, kurse policët tjerë të Njësitit gjegjës – të dëmtuarit Artur Mrasori, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Byrtyqi, si dhe fëmija S.B., kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime, sipas prokurorisë, të akuzuarit kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, paragrafi 5, 4 dhe 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, në dispozitivit II të aktakuzës, thuhet se në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar përafërsisht si në pikën I të dispozitivit të aktakuzës, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët, përveç eksplozivit të lartcekur të shpërthyer, kanë pasur të fshehur edhe eksplozivin e mbetur TNT me peshë prej 809.1 gr dhe një detonator mekanik, në të cilin ishte i vendosur një fitil ngadalndezës në gjatësi 63 cm.

Me këtë, të akuzuarit në bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit