(E plotësuar) E qetë, pa përleshje me policinë dhe me disa kërkesa ka përfunduar protesta e qytetarëve të Prizrenit, që po kërkojnë dorëheqjen e Kryetarit Ramadan Muja.
Sipas protestuesve Muja nuk po jep dorëheqje, pasi një gjë të tillë nuk po e lë ta bëjë kryeministri Hashim Thaçi. Kësisoj ata kanë kërkuar nga kryeministri i vendit që të mos bërë presion në kryetarin e Prizrenit, dhe siç kanë thënë ta lë atë që të japë dorëheqje, raporton Koha.
Qytetarët aktivë “Për Prizrenin” kanë kërkuar gjithashtu që Gjykata në Prizren të merr për bazë padinë që ata i kishin bërë kryetarit të Prizrenit, se po shkel ligjin edhe me vendimin e tij për të pezulluar detyrën e të parit të qytetit.
Nga MAPL-ja është kërkuar që sa më shpejt të gjykojë nëse vendimi i Mujës për vetpezullim ka bazë ligjore.
Të enjten është thirr seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ndërsa protestuesit kanë thënë se do të presin deri atëherë rezultatin e asaj seance. Nuk është paralajmëruar ndonjë aksion tjetër, në kohën kur protesta për dorëheqjen e kryetarit Ramadan Muja ka hyrë në javën e dytë.
Vazhdojnë protestat në Prizren, kërkohet dorëheqja e Mujës
Ka nisur në Prizren marshi protestues i qytetarëve aktivë “Për Prizrenin”, që po kërkojnë nga kryetari i Komunës, Ramadan Muja, që të japë dorëheqje.
Aktualisht, ata po qëndrojnë para hyrjes kryesore të “Shtëpisë së Bardhë”, që është selia e Kuvendit Komunal të Prizrenit. Qindra protestues i janë përgjigjur thirrjes për protestë, që përveç nga qytetarët aktivë, ka ardhur edhe nga partitë opozitare të Prizrenit, raporton Koha.
Kryetari Ramadan Muja nuk është parë as të hënën të ketë hyrë në zyrën e tij.
Nga Muja, i cili ka pezulluar pozitën e tij të kryetarit, qytetarët po kërkojnë dorëheqje, pas dënimit me dy vjet me kusht dhe 3 vjet mos ushtrim të detyrës zyrtare nga ana e gjykatës në Prizren. Muja është ankuar ndaj këtij vendimi. Muja është gjetur fajtorë në shpërdorim të detyrës zyrtare.
Protesta për dorëheqjen e Ramdan Mujës, ka pasur gjatë gjithë javës që shkoi në Prizren.
Fillon protesta kundër Mujës
Protesta kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujm, ka filluar në sheshin “Shatërvan” të këtij qyteti.
Thirrjes për protestë, ndërkaq deri në këto momente i’u janë përgjigjur një numër i vogël i qytetarëve./PrizrenPress.com/
Sot protesta, kundër Ramadan Mujës
Protesta e qytetarëve aktivë “Për Prizrenin” nuk do të ndalet as në këtë javë.
Qysh sot , në mesditë, ky grup ka thirr të gjithë qytetarët në një marsh paqësor protestues, i cili njëjtë me atë të javës së kaluar do të nis nga sheshi “Shatërvan”, deri te “Shtëpia e Bardhë”, që është selia e Kuvendit Komunal të Prizrenit. Marshi do të nis fiks në orën 12.
Kastriot Jahaj, njëri nga organizatorët e protestave ka thënë për një televizion lokal në Prizren, se do të arrijnë që të bashkojnë qytetarët në betejën kundër kryetarit që, sipas tij, po vazhdon ta shkelë ligjin.
“E kemi përkrahjen e qytetarëve të ligjshëm”, ka thënë Jahaj, raporton Koha.
Ndërkohë, edhe Hajrulla Çeku, i organizatës “Ec Ma Ndryshe”, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se të protestosh për qytetin tënd është ndjenja më e mirë, që të bën me i harru krejt dallimet që ekzistojnë mes njerëzve.
“Dallimet që ekzistojnë mes teje e komshiut tënd, mes mëhallës tënde e mëhallës tjetër, mes fesë tënde e fesë tjetër, mes subjektit tënd politik e subjektit tjetër, mes gjuhës që e flet ti e asaj që e flet tjetri, mes bindjeve që i ke ti e ato që i ka tjetri”, ka shkruar Çeku.
Sipas tij, qyteti dhe vullneti për me e mbrojt atë, në fakt është emëruesi ndoshta i vetëm i përbashkët mes njerëzve që jetojnë në të.
“Ne mund edhe të kemi mospajtime me secilin person dhe për secilën çështje. Por, kur duhet me e mbrojt qytetin, vështirë e gjen dikë që mendon ndryshe. Qyteti ku është rrit dhe jeton, është ndjenja më e fortë e identitetit të një personi. Andaj çdo cenim që i bëhet qytetit, është cenim i identitetit të personit që jeton në të”, ka shkruar Çeku. “Tash është koha për me protestu për qytetin, në mbrojtje të qytetit. Për identitetin e secilit që jeton në të. Nuk ka ndjenjë ma të mirë”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, protestës i janë bashkuar edhe partitë opozitare në qytetin antik. Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prizren fton qytetarët e këtij qytetit që nesër ti bashkohen sërish protestës nga nisma qytetare “Për Prizrenin”.
LDK-ja u bënë thithje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj të dalim te sheshi “Shatërvan” nga ora 12:00, dhe të protestojmë në mënyrë paqësore. “LDK-ja është e shqetësuar me aktin e fundit të të dënuarit Muja, lidhur me “vetëpezullimin”.
Kryetari Ramadan Muja është dënuar nga gjykata në Prizren me dy vjet me kusht dhe 3 vjet mos ushtrim të funksionit zyrtar. Por Muja, që është ankuar në shkallën tjetër të gjykatës nuk ka dhënë dorëheqje. Pas protestave që kishin nisur të hënën e javës që shkoi, Muja ka pezulluar pozitën e kryetarit të Komunës. Por ky veprim nuk ka bazë ligjore.
Kryetari Muja, në ditët e fundit të javës që shkoi nuk është parë në Komunë, prandaj qytetarët aktivë, në një aksion simbolik e kanë shpallur “Në kërkim” të parin e Prizrenit.