22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Pse askush nuk u mor në përgjegjësi për vrasjen e 8 anëtarëve të familjes Sharku në Rahovec?

Ishte viti 2004, kur unë u gjenda në Rahovec, tek ndodhesha në qytezën e shumë legjendave dhe të shumë vrasjeve…

Më datën 9 maj 1999 Rahovecin e kishte kapluar një ngjarje makabër: Ishin vrarë në shtëpinë e tyre tetë anëtarë të familjes Sharku:Bashkëshortët Ali dhe Taibe Sharku, vajza e tyre Azeminja, me fëmijët – Visarin, Arzën, Venharin, Egzonën dhe Shkurtën tetë vjeçe.

Vrasja ishte kryer në shtëpi nga policët serbë me armë pa zë. Të gjithë anëtarët ishin
qëlluar me plumba.

SI E TREGOI VRASJEN MAKABËR TË FAMILJES SHARKU, VAJZA FETIJA?
Përshkrimi vajzës së Aliut dhe Taibes, Fetijes, ishte tronditës. Ajo në hollësi ka treguar se
si e gjeti shtëpinë e mbushur kufoma… “Ka qenë ditë e diel. Data 9 maj 1999. Flitej se Rahovecin donin ta dëbonin për në Shqipëri.

Nuk kaloi as një orë dhe grupi i parë i fqinjëve, që ishte kthyer nga stacioni i autobusëve, pasi erdhën në shtëpi, thanë: “Policia serbe nuk po lejojnë askënd të
shkojë në Shqipëri!”.

Serbët e Rahovecit, të veshur me uniforma policore dhe të mobilizuar për luftë, u thanë banorëve: “Kur bien bombat e NATO-s mbi kokat tona, le të bien edhe mbi kokat tuaja!”.

Po atë ditë, mora djalin e vogël dhe u nisa t’i vizitoj prindërit.Ka qenë ora 11, kur u nisa
me Benjaminin e vogël që të shkoja te prindërit. Dhe, duke ditur se aty ishte edhe motra,
Azeminja me fëmijë, u ndala në shitore dhe bleva çokollata për fëmijët.

Kur arrita në lagje, në derë të oborrit u ndala. Dera e oborrit ishte e hapur. Thashë me vete: Pse është e hapur dera, në këtë kohë kaq të keqe?!”.

Hyra ngadalë në oborr. Ishte qetësi…U ofrova te dera e korridorit, e cila, gjithashtu, ishte e hapur. Pastaj, u ofrova edhe te dera e dhomës, e që edheajo ishte e hapur! Kur e futa kokën në derë të dhomës, të parin e pashë Visarin, 13 vjeç. E kishte gjysmën e trupit në dyshek e gjysmën në shtrat.

U ofrova dhe e preka.Ishte i ftohët, akull. E kishte plagën në ballë, e plagën tjetër në anën e djathtë të kokës, ndërsa një plumb e kishte qëlluar mu në zemër! Kur u binda se ai ishte
i vrarë, më shkoi në mend se të gjithë të tjerët qenkan vrarë… E pashë, pastaj, Egzonën, tetë vjeçe, të shtrirë në dysheme!

Ashtu, siç ishte munduar të ikte, kishtembetur e shtrirë…Edhe ajo i kishte tre plumba: dy në kokë e një në zemër! U humba e tëra dhe fillova të qaj. Nuk dija çka të bëja! U ndala për një moment dhe pyeta veten, mos kisha luajtur, por pamjet e krimit më demantuan
menjëherë…

Në ato çaste shkova te shtëpia e hallës Çelebije. Doli ajo në derë me burrin, Sylejmanin.
I thashë: “Eja e shihni çka kanë bërë shkijet?!”. Hymë me hallën në shtëpi. I preku
të gjithë fëmijët e vdekur… Dola në rrugë dhe fillova të qaj…”, thotë
në rrëfimin e saj tronditës Fetija.

PËR DINARIN ÇOHET PLUHUR, PËR VRASJET NDAJ SHQIPTARËVE HESHTET!

Në familjen Sharku në Rahovec kanë marrë shënime shumë zyrtarë të lartë rreth
vrasjes së një familjeje në shtëpinë e tyre, por askush nuk është marrë në përgjegjësi!

E, për dinarin serb në Kosovë Serbia e ka alarmuar tërë bashkësinë ndërkombëtare!
Shiheni presionin ndërkombëtar?! Shiheni diplomacinë ndërkombëtare për
dinarin?!

E, për vrasjet e familjes Sharku në Rahovec dhe për mijëra vrasje të tjera në Kosovë, bashkësia ndërkombëtare bëhet kinse nuk di gjë! Tmerr, a?!/https://kosovarja-ks.com/revista/2024/Kosovarja_04.pdf 

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Ofertat vlejnë vetëm me këto data Bajramit E SUPER OFERTA 05.04- 10.04! Bajramit Shfletoni fletushkën e ofertes s? Bajramit Bajramit 109 Bajramit 3.09 aqe Bajramit 1557?3? Troffy Faqe RC"

Më Shumë

Totaj viziton disa biznese të Prizrenit

Kryetari i komunës ë Prizrenit, Shaqir Totaj ditën e premte ka vizituar dhe ka parë nga afër të arriturat e disa prej bizneseve të...

Shpërndarja e mundshme e Kuvendit, flet Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje thotë se marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë në rend dite nesër, do të kenë një rëndësi të...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit