12.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Pse duhet besuar gënjeshtrën!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Dëgjojmë e shikojmë gati për çdo ditë në mediat e shkruara elektronike një klikë të vockël antipatriotike, duke filluar nga pushtetari,ministri, deputeti, dhe kalemxhiu i afërt me pushtetin, të cilët  orvatën ta paraqesin vetën si njerëz që kanë merita të mëdha për
pavarësimin e Kosovës…!

Një demagogji kjo dallkaukllëku që përkon me mungesën diturore mendore e shoqërore të disa prej deputetëve të të gjitha partive, të cilët kujtohen për popullin vetëm atëherë kur
kërkohet vota dhe pastaj s’mabahen premtimet e dhëna votuesve, janë disa nga gënjeshtrat e tyre që duhen besuar! Janë këta politikan e politikane pushtetmbajtës, drejtues të ndërmarrjëve prodhuese dhe tregtare që jetojnë në lluks, kur vendi çdo ditë e më shumë po shkonë drejtë varfërimit ekonomik e social, ata pasurohen kur shumica e
popullit jeton në vështirësi për të sigurar mbijetesën familjare, a nuk është kjo një pabarzi shoqërore në rendin demokratik, më duket të jetë kjo një dukuri negative arbitrariteti e shpërdorimi i pozitës së lartë shtetërore që grabisin paranë publike të qytetarëve që po
karakterizon jetën e vendit nga kjo politikbërje e pështirë.

Është ajo shumicë popullore që e kuptoi drejtë thirrjen për ndryshim të subjektit politik opozitar të Lëvizjës Vetëvendosje të drejtuar nga Albin Kurti, për të dërmuar të korroptuarit Brenda partive politike në Kosovë që drejtonin vendin që nga pas lufta si: LDK, PDK, AAK, AKR,NISMA e më vonë edhe Lista serbe, që me anë të keqëqeverisjes së tyre dhe kompromiseve të dhimbshme që bënë ndaj të huajve, por që realisht dëmtuan rëndë interesat kombëtare, ja bënë të padurueshme jetën shumicës së popullit shqiptar të Kosovës.

 

Shtrëngata e zemërimit popullor rritej nga dita në ditë dhe shpërtheu në zgjedhjet për
deputet të Kuvendit më 14 shkurt të këtij viti si Maratonomaku që rend nëpër shekuj “faqendritur” paralajmruar në vargun poetik të Nolit: “se i vogli shtrin viganin dhe i shtypuri tiranin”, një shembull ky madhështor i shpirtit të pamposhtur popullor, që 50,28% të votave mori Vetëvendosja e Albin Kurtit dhe Lista “GUXO” e Vjosa Osmanit, që tani
kanë drejtimin e pushtetit të Kosovës, Kuvendin, Qeverinë dhe
Presidencën.

Kështu partit pushtetare të deridjeshme LDK, PDK, AAK, AKR, NISMA dhe Lista serbe sovrani me votën e lire i ka dërguar në opozit, tani është e drejtë e tyre të kritokojnë dukurit negative të pozitës qeverisëse për ta ngritur në shkallë më të lartë e më cilësor të qeverisurit  vendit, njëkohësisht partive opozitare i duhen bërë reforma të thella në partit e tyre, duke u angazhuar me një përmbajtje të re e cilësore në programet e tyre, të jenë opozit konstruktive për temat e përbashkëta të interesit kombëtare me qeverinë, të jenë aktiv në veprime vullnetare me qytetaret në ngritjen e inisiativave konkrete kulturore shoqërore për pastrimin e ambienteve hapsinore, pyllzimin e pyjeve me fidane të reja, për ta lulëzuar e përparuar Kosovën e  pavarur në të gjitha fushat e jetës, e jo të mbetet duke vajtuar e kritikuar vend e pa vend qeverisjën aktuale, nëse duan të jenë në pozitë qeverisëse në zgjedhjet e ardhshme, duhet të gjejnë në vetvete forcë të re dhe aftësi për të bërë realitet amanetin e dashur të gjithë atyre brezave luftëtarësh e patriotësh të flaktë që dhanë më të shtrenjtën jetën e tyre për liri e bashkim kombëtar, që shkrinë të gjithë energjinë dhe pasurin e tyre për çështjën kombëtare duke e vulosur besnikërinë liridashëse atmëmëdhetare.

Pozita qeverisëse e Republikës Shqiptare të Kosovës të jetë në niveline lartë të detyrës për jetsimin e premtimeve të dhëna t’i sherbej interesave të popullit, të mos bëjë kompromise të dëmshme për vendin, të luftoj e krimin e organizuar, korrupcionin e nepotizmin, që përbëjnë inters të përgjithshëm kombëtar, në mënyrë që mos të themi nesër jemi penduar
pse besuam gënjeshtrën?!

Më Shumë

Lajmet e Fundit