Pse duhet të votohet Shkelqim Millaku?

Profesor i asocuar Shkëlqim Millaku është Doktor i Shkencave të Filologjisë. Ai shquhet për kontributdhënie solide në fushën e arsimit parauniversitar si në hartimin e plan-programeve dhe të teksteve të ndryshme universitare dhe praruniversitare.

Në fushën arsimit universitar është themelues i disa fakulteteve dhe hartues i programeve të studimeve themelore.

Millaku ligjëron në disa universitetet vendore, por edhe hulumtues dhe ligjërues në disa universitetet jashtë Republikës së Kosovës.

Njëri ndër profesorët e parë të Universitetit të Prizrenit. Ish dekan dhe hartues i programeve të Fakultetit të Filologjisë.

Kontributi i tij për fushën e arsimin universitar është dëshmuar duke dhënë kontribut si ekspert dhe profesor në disa universitete të Republikës së Kosovës.
Rrjedhë nga një familje kombëtare, e cila historikisht ka qenë e rreshtuar për lirinë e vendit dhe për ndërtimin e shtetit kushtetues.

Bazuar në punën e tij profesionale dhe kombëtare siguron mbështetje të plotë për gjitha proceset ligjore dhe në ato edukativo-arsimore që e presin vendin.

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit