0.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Pse e zgjodhi Besiktasin, cilat janë synimet e tij dhe çka iu premton tifozëve? Flet Milot Rashica

Milot Rashica i befasoi të gjithë kur vendosi t’i bashkohej Besiktasit ndonëse dukej gjithnjë e më afër një transferimi të përhershëm në Galatasaray.

Ylli kosovar e kaloi një sezon fantastik në Stamboll, ku ishte i huazuar tek Verdhë e Kuqtë nga Norwich City, shkruan “Gazeta Express”.

Galata ishte interesuar për ta blerë kartonin e lojtarit, por që e kishte zhagitur punën shumë.

Ndërkohë, në lojë hyri Besiktasi, i cili u tregua më i shkathtë dhe e bëri të vetin futbollistin vushtrrias.

Përfaqësuesi kosovar e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit Bardhezi, përmes së cilës i ka treguar arsyet se përse e zgjodhi Besiktasin, derisa foli edhe për synimet që i ka me këtë ekip dhe e bëri një premtim edhe për tifozët e tij të rinj.

“Pse bash Besiktasin? Jam mjaft i lumtur dhe mjaft i entuziazmuar që jam këtu. Ishte gjithçka OK. Ne e kryem marrëveshjen dhe bisedimet që i kishim, unë vetëm po prisja që koha ime të vinte dhe ta nisja fluturimin dhe të vija këtu. Që nga momenti i parë kur kemi biseduar, ata (Besiktasi) shfaqi respekt për mua dhe ata e demonstruan se vërtetë më donin. Kjo ishte pika kyçe dhe natyrisht, unë isha i lumtur të rikthehesha për të luajtur në Turqi sepse unë dhe familja ime kaluam mjaft mirë këtu. Por, më të rëndësishmit ishin plani dhe projekti që mi tregoi klubi. Ata më donin me të vërtetë dhe unë isha i lumtur të vija këtu.”

“Atmosfera? Në sezonin e kaluar erdha këtu si kundërshtar, por atmosfera ishte mjaft e mirë dhe mjaft e zëshme do të thosha. Të gjithë e dinë se në Turqi tifozët dhe atmosfera janë në një nivel tjetër, posaçërisht në derbi. Po, ishte një atmosferë mjaft e mirë këtu.”

“Premtimet? Shpresoj që të dhuroj sa më shumë gola dhe asistime. Nuk ka rëndësi se në cilën pozitë do të luaj, unë do të mundohem ta ndihmoj ekipin tim në çfarëdo mënyrë që mundem në fushë, jo vetëm më gola dhe me asistime.”

“Synimet? Shpresoj ta kemi një sezon sa më të mirë. E pash lojën e parë, ne e nisëm sezonin mjaft mirë. Shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund dhe ta fitojmë titullin e kampionit.”

“Tifozët? Nuk më pritet t’i takoj, duke në mbështetur ne. Do ta jap më të mirën nga vetja për ta ndihmuar ekipin dhe për t’i bërë tifozët të lumtur.”

Ish-futbollisti i Vitesses, Werder Bremenit dhe së fundmi i Norwich Cityt nënshkroi kontratë katërvjeçare me klubin nga Stambolli, ndërsa thuhet se rroga e tij vjetore do të jetë 2 milionë euro.

Norwichi i përfitoi 5 milionë euro nga shitja e futbollistit anësor ofanziv.

Më Shumë

Të shtënat në Malishevë, dy persona arrestohen për armëmbajtje pa leje

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Astrazub, Malishevë, ku dy persona janë arrestuar pas një konflikti mes tyre. Sipas policisë,...

Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Furyt

Oleksandr Usyk ka arritur t’i mbrojë titujt në peshat e rënda, duke mposhtur sërish Tyson Furyn në Riad me vendim unanim. Dueli i dytë mes...

Lajmet e Fundit