9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Publikohen fotografi të reja nga Marsi

Kina ka publikuar fotografi të reja të roverit Zhurong në planetin Mars, i cili po e eksploron “planetin e kuq”. Mediet shtetërore kineze thanë se kjo është shenjë e suksesit të plotë të këtij misioni.

Roveri kinez u lëshua në zonën Utopia Panitia të Marsit më 15 maj. Ky është misioni i parë i Kinës në Mars, duke u bërë vetëm shteti i dytë në botë që arrin sukses të tillë, pas Shteteve të Bashkuara.

Roveri i dërgoi fotografitë e para nga Marsi muajin e kaluar, disa ditë pas lëshimit në sipërfaqen e këtij planeti. Në ato fotografi u pa një sipërfaqe e rrafshët e planetit fqinj të Tokës.

“Kina do të publikojë të dhëna përkatëse shkencore në kohën e duhur për t’ia lejuar njerëzimit shfrytëzimin e fryteve të zhvillimit eksplorues të hapësirës nga vendi ynë”, tha Zhang Keijan, shef i agjencisë kombëtare të hapësirës në Kinë.

Ndonëse Zhurong nuk është rover i avancuar në aspektin teknologjik sa roveri i NASA-s, Perseverance, i cili gjithashtu ndodhet në Mars, prania e tij dërgoj sinjal të qartë se shkathtësitë hapësinore të Kinës po u afrohen atyre të Shteteve të Bashkuara, shkruan tutje CNN. / KultPlus.com

Më Shumë

Liria përballet nesër me Trepçën ’89 në Prizren

Pas pauzës, Liria rikthehet në garë me një përballje të rëndësishme në shtëpi. Skuadra prizrenase do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë...

Fitore jetike e Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit 86:84, në një përballje dramatike dhe shumë interesante. Kuqezinjtë kishin deri në 17 pikë epërsi, por e humbën...

Lajmet e Fundit