-5.2 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

Publikohet dokumenti, kur Mbreti Zog dekretonte sportin si domosdoshmëri kombëtare

“Paris-Midi” ka botuar, të shtunën e 27 janarit 1934, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me zhvillimin (përhapjen) e sportit në Shqipëri, mbi të gjitha falë vendimit të Mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Shqipëria, Eden i sportit

“Ishte viti 1928, kur u themelua një federatë omni-sportive, e cila filloi aktivitetin sportiv. Shumë klube u krijuan dhe çelja e kampionatëve u dha një shtytje të madhe sporteve. Udhëheqësit e federatës emërohen nga vetë mbreti dhe gëzojnë një franshizë (ekskluzivitet) postare, telefonike dhe telegrafike.

Federata organizon vetë takimet e mëdha dhe me të ardhurat që paguhen, heq të gjitha shpenzimet e organizimit dhe trajnimit të pjesëmarrësve.
Sporti kryesor është futbolli, luhet nga 25 klube dhe praktikohet në zonat më të largëta të mbretërisë, në terrene të ofruara falas nga qeveria.
Kanotazhi, çiklizmi, atletika dhe tenisi janë gjithashtu popullorë.
Përveç kësaj, automobilat dhe motoçiklizmi janë përhapur ndjeshëm falë krijimit të një rrjeti rrugësh të shkëlqyera.

Deri tani nuk e dinim, por që nga ngjitja në fron e mbretit Zog, Shqipëria është bërë një vend sportiv. Ky mbret dekretoi se sporti ishte një domosdoshmëri kombëtare dhe e deklaroi atë të detyrueshëm në shkolla, ku mësuesit e specializuar u mësojnë nxënësve të tyre edukimin sportiv.

Publiku po inkurajon përpjekjet duke ardhur masivisht në takime, në mënyrë që Shqipëria me të drejtë mund të konsiderohet si Eden i sportit. – O.K.”

Nga Aurenc Bebja, Francë – 27 Janar 2019

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/publikohet-dokumenti-kur-mbreti-zog-dekretonte-sportin-si-domosdoshmeri-kombetare-620161/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

197 centrimetra i gjatë dhe vetëm 19 vjeçar, portieri i Suharekës që premton shumë

Suhareka përveç skuadrës cilësore në Superligë, ka edhe një grupmoshë me plot talentë në ligën U21. Njëri nga ta është edhe portieri i talentuar...

Isni Kilaj kandidat për deputet nga NISMA

Nisma Socialdemokratke ka prezantuar kandidatin e tyre për deputetë, Isni Kilajn. Lideri i Nismës, Fatmi Limaj ka thënë se Kilakj ishte bashkëluftër e bashkëpunëtor I...

Lajmet e Fundit