4.2 C
Prizren
E mërkurë, 28 Janar, 2026

Publikohet raporti “Kultura në politkat shtetërore të Kosovës”

Forumi Kulturor - logoForumi Kulturor publikoi raportin “Kultura në politikat shtetërore të Kosovës”, i cili fokusohet rreth resurseve dhe limiteve të skenës kulturore të Kosovës. Raporti është pjesë e projektit Forumi për Zhvillim Kulturor, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Olof Palme International Center, ndërsa po zbatohet nga Forumi Kulturor, Teatri ODA dhe DokuFest.

Raporti “Kultura në politikat shtetërore të Kosovës” përqendrohet në katër pika: korniza ligjore dhe e politikave, buxheti shtetëror për kulturën, organizatat e pavarura kulturore dhe komunikimi i kulturës me politikat tjera publike. Në mënyrë të veçant, raporti trajton çështjet si: korniza ligjore dhe politikat të cilat e rregullojnë sektorin e kulturës në Kosovë, sa janë të harmonizuara ligjet e kulturës me nevojat e sektorit, a ka dokumente të zhvillimit strategjik të kulturës të adoptuara në nivelin lokal dhe qendror të qeverisjes, si është ndarja e buxhetit për kulturë në nivelin lokal dhe qendror, çfarë prioriteti ka kultura në agjendën e zhvillimit të vendit dhe cilat janë pengesat kryesore me të cilat përballen institucionet kulturore dhe organizatat e pavarura kulturore sot.

Ky raport ka për qëllim nxitjen e institucioneve shtetërore për të rishikuar qasjen ndaj kulturës dhe rekomandon këto veprime:

-Hartimi i shtrategjisë shtetërore të kulturës, që do të shërbente si bazë për planifikimin kulturor dhe atë të përgjithshëm zhvillimor të Kosovës. Hartimi i strategjisë duhet të zhvillohet si process paralel në të dy nivelet e qeverisjes,
-Rishikimi i kornizës rregulluese për kulturën (ligjet, aktet nënligjore) në mënyrë që të konfirmohet relevanca e tyre për zhvillimin e sektorit dhe kjo të reflektohet në dokumentin strategjik për kulturën për ta përcaktuar modelin më të mirë të kornizës rregulluese për sektorin,
-Trajtim meritor i kulturës së pavarur nga institucionet e shtetit, që duhet të reflektohet në politikat kulturore dhe buxhetin shtetëror për kulturën,
-Vlerësimi i prodhimtarisë artistike dhe financimi të bëhet në baza meritore, për të mos i privilegjuar institucionet publike të kulturës,
-Ndarja e granteve institucionale për organizatat e pavarura kulturore, që do të ndihmonte në qëndrushmërinë e tyre financiare,
-Sferat e tjera të politikave publike të kenë komunikim të duhur me kulturën, në mënyrë që të respektohen parimet e planifikimit të integruar zhvillimor. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Luan Durmishi hyn në garë për San Marinon në Eurovision 2026

Këngëtari shqiptar Luan Durmishi ka hyrë zyrtarisht në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision Song Contest 2026. Ai po merr pjesë në...

“Misioni duhet të vazhdojë”- Zafir Berishës i mbushen sytë me lot kur kujton ditën e Pavarësisë (VIDEO)

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka derdhur lot teksa kujtoi Ditën e Pavarësisë së Kosovës. KLIKO LINKUN: https://www.facebook.com/reel/742192722290064   I ftuar në emisionin “DPT te...

Lajmet e Fundit