5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Punëtorët e lotarisë në protestë: Që një vit nuk i kemi marrë pagat

Sindikata e Punëtoreve të Lotarisë se Kosovës janë duke protestuar para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën që punëtorët të marrin pagën e tyre. Ata thanë se tashmë 1 vit nuk kanë marrë pagat e tyre.

Shpresa Gosalci, përfaqësuese e sindikatës, tha se punëtorët gjenden në gjendje të keqe ekonomike.

Ajo tha se nuk do të zmbrapsen në kërkesën e tyre dhe se do të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve te Lotarisë së Kosovës, raporton KP, transmeton Klan Kosova.

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar edhe më herët pas vendimit që ishte marrë që në Kosovë të ndalohen lojërat e fatit.

Më Shumë

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Lajmet e Fundit