Punëtorët e Telekomit organizojnë protestë 24-orëshe: Grupet e errëta dëshirojnë të na lënë fëmijët pa bukë

Sindikata e Telekomit ka njoftuar se do të protestojnë të enjten.

Në profilin zyrtar të Fsp PTK në Facebook nga sindikata kanë bërë të ditur se do të protestojnë para Qeverisë me datë 23 korrik nga ora 13:00.

Sipas tyre, disa grupe të errëta dëshirojnë t’i lënë fëmijët e tyre pa bukë.

“Do të protestojmë për t’i treguar këtij shteti se edhe punëtorët e Telekomit janë të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

 

 

Kryeministri Avdullah Hoti ka pasur një takim sot në Qeveri me palët e përfshira në rastin e Telekomit. Në takim ishte i pranishëm edhe Blerim Devolli, megjithatë, deri më tani nuk janë dhënë detaje nëse është arritur ndonjë dakordim. /GazetaExpress/

 

Më Shumë

VV në Prizren takon gratë e lagjes Dardania

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka zhvilluar një takim me gratë e lagjes Dardania, në kuadër të aktiviteteve të saj politike. Sipas njoftimit të LVV-së, në...

Sot Çekia-Kosova: Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore. Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit