11.8 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Punëtori i krahut nga Malisheva që rezultoi pozitiv me Covid 19, mbrëmë iku nga Emergjenca, sot u lokalizua nga policia

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:00, një person i moshës 51 vjeçare kishte kërkuar ndihmë në Klinikën Emergjente të QKUK’së, pasi që kishte marrë lëndime të krahut derisa ishte në punë. Por, me të mbërritur në Emergjencë, përveç thyerjes së krahut, mjekët kishin vërejtur tek ai edhe shenja se mund të ishte prekur me Covid 19, apo koronavirus.

Personin në fjalë, i cili sot u konfirmua edhe zyrtarisht se është i prekur nga Covid 19, mjekët e emergjencës dje e kishin izoluar në dhomat e veçanta, i ishin marrë testet për t’a vërtetuar virusin në trupin e tij.

Mirëpo ky person nuk i kishte pritur rezultatet dhe kishte ikur nga dhoma e veçantë ku po mbahej anipse në korridoret e Emergjencës kishte pasur edhe zyrtarë policorë.

Mjekët e kishin lajmëruar policinë e Kosovës se personi në fjalë nuk gjendej në Klinikë.

Këto informacione ia dhanë Expressit në kushte anonimiteti sot gjatë ditës, punonjësit e Klinikës Emergjente

“Tek ne erdhi ai pacient. Ne ishim duke e trajtuar, dyshuam se po ashtu ishte prekur nga Covid 19. E izoluam rastin por ai në mbrëmje kishte ikur nga klinika”, thanë për Express mjekët e Emërgjencës.

Megjithëkëtë, personi në fjalë i lindur në vitin 1969 nga Malisheva u lokalizua nga Policia. Testi i analizave të tij doli sot nga ana e IKSHP’së ku u konfirmua se ai u prek nga Covid 19./GazetaExpress/

Më Shumë

Zjarri në Prizren/ Shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, pa të lënduar

Një zjarr i shpërthyer mbrëmjen e kaluar në Prizren ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas zëdhënësit...

Sonte finalja e madhe e Sanremos 2026, 30 artistë në garë për trofeun

Teatri Ariston ka hapur dyert për aktin e fundit të edicionit të 76-të të Festivalit të Sanremos. Mbrëmja e së shtunës, 28 shkurt, shënon...

Lajmet e Fundit