9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Punëtori i sigurimit kërcënon me armë qytetarin në Rahovec, shkak bllokimi i rrugës

Punëtori i sigurimit të një marketi në fshatin Ratkoc të Rahovecit është arrestuar. Ai dyshohet se ka kërcënuar me armë një person.

Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje që dy palët kishin mes vete lidhur me bllokimin e rrugës.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin dhe nga i njëjti është konfiskuar një armë me një karikatorë më 4 fishek.

I dyshuari pas intervistimit u dërgua në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Ratkoc, Rahovec, 30.12.2021-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, punëtor i sigurimit te një marketi, i cili pas një mosmarrëveshje lidhur me bllokimin e rrugës kishte kanosur me fjalë dhe me armë viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me një karikator me katër (4) fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Superliga në aksion me super ndeshje

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet në aksion me shumë ndeshje interesante. Derbi i kësaj jave zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit të...

President nga populli, Abrashi: Janë krijuar rrethanat që ta shtyjmë përpara këtë proces

Edhe anëtari tjetër nga LVV, Artan  Abrashi ka thënë se ndonëse si rast është i vjetër, ai i ka kaluar të gjitha procedurat e...

Lajmet e Fundit