7 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Putin: Mos na vendosni më shumë sanksione

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar ata që kundërshtojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë “të mos e përkeqësojnë situatën” duke vendosur më shumë kufizime ndaj vendit të tij.

Presidenti rus po fliste në një takim qeveritar të transmetuar në kanalin e lajmeve të kontrolluar nga shteti ‘Rossiya 24’.

“Ne nuk kemi qëllime të këqija kundër fqinjëve tanë,” pohon Putin.

Ai potencoi se qeveria e tij nuk sheh “nevojë” që fqinjët e saj të ndërmarrin veprime të mëtejshme që do t’i “përkeqësonin marrëdhëniet e tyre”.

“Unë mendoj se të gjithë duhet të mendojnë se si të normalizojnë marrëdhëniet, të bashkëpunojnë normalisht dhe të zhvillojnë marrëdhëniet normalisht,” shton ai.

Ky deklarim erdhi derisa ministrat e jashtëm nga i gjithë Perëndimi u mblodhen në Bruksel për të shqyrtuar se si të mbajnë presionin ndaj Rusisë.

Putin gjithashtu përsëriti pretendimin e tij të mëparshëm se të gjitha veprimet e ndërmarra nga ushtria ruse deri më tani janë bërë “ekskluzivisht në përgjigje të disa veprimeve jomiqësore kundër Federatës Ruse”. /BBC

Më Shumë

Gjimnazistët e “Hamdi Berisha” në garë me katër projekte në nivel vendi

Nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë do të përfaqësohen me katër projekte në një garë ku marrin pjesë 40 shkolla nga e gjithë...

Policia po heton zhdukjen e një personi në Rahovec

Një burrë është raportuar i zhdukur që dy ditë në qytetin e Rahovecit. Sipas raportit 24-orësh, ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer...

Lajmet e Fundit